James 1
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, të dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë nëpër botë: përshëndetje!Select James 1:1
2Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet,Select James 1:2
3duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.Select James 1:3
4Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.Select James 1:4
5Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet.Select James 1:5
6Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.Select James 1:6
7Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,Select James 1:7
8sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.Select James 1:8
9Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij,Select James 1:9
10dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari.Select James 1:10
11Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij.Select James 1:11
12Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.Select James 1:12
13Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.Select James 1:13
14Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.Select James 1:14
15Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.Select James 1:15
16Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur;Select James 1:16
17çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.Select James 1:17
18Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij.Select James 1:18
19Prandaj, vëllezërit e mi shumë të dashur, çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim,Select James 1:19
20sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë.Select James 1:20
21Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj.Select James 1:21
22Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.Select James 1:22
23Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë;Select James 1:23
24ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte.Select James 1:24
25Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.Select James 1:25
26Në qoftë se ndokush nga ju mendon se është fetar, edhe nuk i vë fre gjuhës së vet, sigurisht ai e mashtron zemrën e vet, feja e këtij është e kotë.Select James 1:26
27Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.Select James 1:27
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation