Skip to content
Church.wiki
Ephesians

Ephesians 1

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, shenjtorëve që janë në Efes dhe besimtarëve në Jezu Krishtin:Select Ephesians 1:1

2Hir dhe paqe qoftë mbi ju prej Perëndisë, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.Select Ephesians 1:2

3I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin,Select Ephesians 1:3

4sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri,Select Ephesians 1:4

5duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet,Select Ephesians 1:5

6për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij,Select Ephesians 1:6

7në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij,Select Ephesians 1:7

8të cilin e bëri të teprojë ndaj nesh me gjithë urtësinë dhe mençurinë,Select Ephesians 1:8

9duke bërë të njohur tek ne misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që ai e kish përcaktuar me veten e tij,Select Ephesians 1:9

10që, kur të plotësoheshin kohërat, t'i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato që janë mbi dhe.Select Ephesians 1:10

11Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij,Select Ephesians 1:11

12që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, ne që shpresuam qysh më parë në Krishtin.Select Ephesians 1:12

13Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit,Select Ephesians 1:13

14i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.Select Ephesians 1:14

15Prandaj edhe unë, qëkur dëgjova për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj gjithë shenjtorëve,Select Ephesians 1:15

16nuk pushoj së falënderuari për ju dhe duke ju kujtuar në lutjet e mia,Select Ephesians 1:16

17që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t'ju japë juve Frymën e diturisë dhe të zbulesës, në njohurinë e tij,Select Ephesians 1:17

18dhe t'u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët,Select Ephesians 1:18

19dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij,Select Ephesians 1:19

20të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djathtën e tij në vendet qiellore,Select Ephesians 1:20

21përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme,Select Ephesians 1:21

22dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës,Select Ephesians 1:22

23e cila është trupi i tij, plotësia i atij që mbush çdo gjë në të gjithë.Select Ephesians 1:23

Next: Ephesians 2Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Ephesians

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.