Skip to content
Church.wiki
Joshua

Joshua 15

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor.Select Joshua 15:1

2Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug,Select Joshua 15:2

3dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;Select Joshua 15:3

4kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug".Select Joshua 15:4

5Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit;Select Joshua 15:5

6pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit.Select Joshua 15:6

7Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel.Select Joshua 15:7

8Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri.Select Joshua 15:8

9Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi.Select Joshua 15:9

10Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah.Select Joshua 15:10

11Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.Select Joshua 15:11

12Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.Select Joshua 15:12

13Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).Select Joshua 15:13

14Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut;Select Joshua 15:14

15Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).Select Joshua 15:15

16Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah".Select Joshua 15:16

17Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.Select Joshua 15:17

18Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?".Select Joshua 15:18

19Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.Select Joshua 15:19

20Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;Select Joshua 15:20

21qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,Select Joshua 15:21

22Kinahu, Dimonahu, Adadahu,Select Joshua 15:22

23Kadeshi, Hatsori, Ithnami,Select Joshua 15:23

24Zifi, Telemi, Bealothi,Select Joshua 15:24

25Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori),Select Joshua 15:25

26Amami, Shema, Moladahu,Select Joshua 15:26

27Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,Select Joshua 15:27

28Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,Select Joshua 15:28

29Baala, Ijimi, Etsemi,Select Joshua 15:29

30Eltoladi, Kesili, Hormahu,Select Joshua 15:30

31Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,Select Joshua 15:31

32Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.Select Joshua 15:32

33Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,Select Joshua 15:33

34Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;Select Joshua 15:34

35Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,Select Joshua 15:35

36Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;Select Joshua 15:36

37Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,Select Joshua 15:37

38Dileani, Mitspahu, Joktheeli,Select Joshua 15:38

39Lakishi, Bokskathi, Egloni,Select Joshua 15:39

40Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,Select Joshua 15:40

41Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;Select Joshua 15:41

42Libnahu, Etheri, Ashani;Select Joshua 15:42

43Jiftahu, Ashna, Netsibi;Select Joshua 15:43

44Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre;Select Joshua 15:44

45Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;Select Joshua 15:45

46nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre;Select Joshua 15:46

47Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.Select Joshua 15:47

48Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,Select Joshua 15:48

49Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri,Select Joshua 15:49

50Anabi, Esthemothi, Animi,Select Joshua 15:50

51Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;Select Joshua 15:51

52Arabi, Dumahu, Esheani,Select Joshua 15:52

53Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,Select Joshua 15:53

54Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;Select Joshua 15:54

55Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,Select Joshua 15:55

56Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,Select Joshua 15:56

57Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;Select Joshua 15:57

58Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,Select Joshua 15:58

59Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;Select Joshua 15:59

60Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.Select Joshua 15:60

61Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,Select Joshua 15:61

62Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.Select Joshua 15:62

63Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.Select Joshua 15:63

Next: Joshua 16Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Joshua

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.