Joshua 19
Albanian Bible
Translation: ALB
1Pjesa e dytë që u hodh me short i takoi Simeonit, fisit të bijve të Simeonit simbas familjeve të tyre. Trashëgimia e tyre ndodhej në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.Select Joshua 19:1
2Trashëgimia e tyre përfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,Select Joshua 19:2
3Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin,Select Joshua 19:3
4Eltoladin, Bethulin, Hormahun,Select Joshua 19:4
5Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin,Select Joshua 19:5
6Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;Select Joshua 19:6
7Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: katër qytete me fshatrat e tyre,Select Joshua 19:7
8dhe të gjitha fshatrat që ndodheshin rreth këtyre qyteteve, deri në Baalath-Beer, Ramah të Negevit. Kjo përfaqësonte trashëgiminë e fisit të bijve të Simeonit, simbas familjeve të tyre.Select Joshua 19:8
9Trashëgiminë e bijve të Simeonit e morën bijtë e Judës, sepse pjesa e bijve të Judës ishte tepër e madhe për ata; kështu bijtë e Simeonit e patën trashëgiminë e tyre në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.Select Joshua 19:9
10Pjesa e tretë që u hodh me short u ra bijve të Zabulonit, simbas familjeve të tyre. Territori i trashëgimisë së tyre shtrihej deri në Sarid.Select Joshua 19:10
11Kufiri i tyre ngjitej në perëndim në drejtim të Maralahut dhe arrinte në Dabesheth dhe pastaj në përruan që rrjedh përballë Jokneamit.Select Joshua 19:11
12Nga Saridi kthente në lindje në drejtim të lindjes, deri në kufirin e Flakëve të Taborit, pastaj shtrihej në drejtim të Daberathit, duke arritur deri në Jafia.Select Joshua 19:12
13Që këtej kalonte në lindje deri në Gath-Hefer dhe Eth-Katsin, pastaj shtrihej deri në Rimon dhe arrinte në Neath.Select Joshua 19:13
14Pas kësaj kufiri kthente në drejtim të veriut nga ana e Hanathonit dhe mbaronte në luginën e Jiftah-Elit.Select Joshua 19:14
15Ai përfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:15
16Kjo qe trashëgimia e bijve të Zabulonit, simbas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:16
17Pjesa e katërt që u hodh me short i ra Isakarit, bijve të Isakarit, simbas familjeve të tyre.Select Joshua 19:17
18Territori i tyre shkonte deri në Jezreel, Kesulloth, Shunem,Select Joshua 19:18
19Hafaraim, Shion, Anaharath,Select Joshua 19:19
20Rabith, Kishion, Abets,Select Joshua 19:20
21Remeth, En-Ganim, En-Hadah dhe Beth-Patsets.Select Joshua 19:21
22Pastaj kufiri arrinte deri në Tabor, Shahatsimah dhe Beth-Shemesh, dhe mbaronte në Jordan: gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:22
23Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Isakarit, simbas familjeve të tyre, qytetet bashkë me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:23
24Pjesa e pestë që u hodh me short u ra bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre.Select Joshua 19:24
25Ky territor përfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,Select Joshua 19:25
26Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, në drejtim të perëndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin.Select Joshua 19:26
27Pastaj kthente nga lindja, në drejtim të Beth-Dagonit, arrinte në Zabulon dhe në luginën e Jiftah-Elit në veri të Beth-Emekut dhe të Nejelit, dhe zgjatej në drejtim të Kabulit në të majtë,Select Joshua 19:27
28dhe në drejtim të Ebronit, Rehobit, Hamonit dhe Kanahut deri në Sidonin e Madh.Select Joshua 19:28
29Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte në det nga ana e territorit të Akzibit.Select Joshua 19:29
30Ai përfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:30
31Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:31
32Pjesa e gjashtë që u hodh me short u ra bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre.Select Joshua 19:32
33Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga lisi në Zaananim, nga Adami-Nekebi dhe Jabneeli deri në Lakum dhe mbaronte në Jordan.Select Joshua 19:33
34Pastaj kufiri kthente në perëndim në drejtim të Aznoth-Taborit, dhe që këtej vazhdonte deri në Hukok; arrinte në Zabulon nga ana e jugut, në Asher nga perëndimi dhe në Juda të Jordanit nga ana e lindjes.Select Joshua 19:34
35Qytetet e fortifikuara ishin: Tsidimi, Tseri, Hamathi, Rakathi, Kinerethi,Select Joshua 19:35
36Adamahu, Ramahu, Hatsori,Select Joshua 19:36
37Kedeshi, Edrei, En-Hatsori,Select Joshua 19:37
38Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: nëntëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:38
39Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre, qytetet me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:39
40Pjesa e shtatë që u hodh me short i ra fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre.Select Joshua 19:40
41Territori i trashëgimisë së tyre përfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,Select Joshua 19:41
42Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun,Select Joshua 19:42
43Elonin, Timnathahun, Ekronin,Select Joshua 19:43
44Eltekehun, Gibethonin, Baalathin,Select Joshua 19:44
45Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin,Select Joshua 19:45
46Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos.Select Joshua 19:46
47Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të tyre.Select Joshua 19:47
48Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre, këto qytete me fshatrat e tyre.Select Joshua 19:48
49Kur bijtë e Izraelit përfunduan ndarjen e trashëgimisë së vendit simbas kufijve të tij, i dhanë Jozueut, birit të Nunit, një trashëgimi në mes të tyre.Select Joshua 19:49
50Simbas urdhrit të Zotit, i dhanë qytetin që ai kërkoi, Timnath-Serahun, në krahinën malore të Efraimit. Ai ndërtoi qytetin dhe banoi në të.Select Joshua 19:50
51Këto janë trashëgimitë që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit ndanë me short në Shiloh, përpara Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes. Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.Select Joshua 19:51
Albanian Bible (ALB) · Public Domain