Lamentations 5
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.Select Lamentations 5:1
2Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.Select Lamentations 5:2
3Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.Select Lamentations 5:3
4Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.Select Lamentations 5:4
5Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.Select Lamentations 5:5
6I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.Select Lamentations 5:6
7Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.Select Lamentations 5:7
8Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.Select Lamentations 5:8
9E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.Select Lamentations 5:9
10Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.Select Lamentations 5:10
11Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.Select Lamentations 5:11
12Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.Select Lamentations 5:12
13Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.Select Lamentations 5:13
14Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.Select Lamentations 5:14
15Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.Select Lamentations 5:15
16Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!Select Lamentations 5:16
17Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:Select Lamentations 5:17
18për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.Select Lamentations 5:18
19Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.Select Lamentations 5:19
20Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?Select Lamentations 5:20
21Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.Select Lamentations 5:21
22Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?Select Lamentations 5:22
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation