Skip to content
Church.wiki

Jonah Chapter 2 Albanian Bible

Minor prophets · Jonah · Albanian Bible · 10 verses

Verse layout
📝 Overview of this chapter Flow, key verses and people

요나 2장은 큰 물고기 뱃속에 있는 요나가 여호와께 드린 기도를 담은 장이다. 요나는 깊은 바다에서 건지신 하나님께 감사하며 서원을 갚겠다고 고백하고, 끝에서 물고기가 요나를 육지에 토해 낸다.

Jump to verse

2Jonah · Albanian Bible
1Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha:
2"Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim.
3Më hodhe në një vend të thellë, në zemër të deteve, rryma më mori dhe gjithë dallgët e tua dhe valët e tua më kaluan sipër.
4Atëherë thashë: U dëbova nga prania jote. Megjithatë do të shikoj akoma në drejtim të tempullit tënd të shenjtë.
5Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.
6Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.
7Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.
8Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre.
9Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit".
10Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

10 verses in this chapter
2 / 4 chapters

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this chapter

More