Skip to content
Church.wiki
Revelation

Revelation 17

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Dhe erdhi një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat, dhe foli me mua dhe më tha: ''Eja, do të të tregoj gjyqin e kurvës së madhe që është ulur në ujëra të shumta,Select Revelation 17:1

2më të cilën u kurvëruan mbretërit e dheut, dhe banorët e dheut u dehën me verën e kurvërisë së saj''.Select Revelation 17:2

3Dhe më çoi në Frymë në një shkretëtirë, dhe pashë një grua që rrinte mbi një bishë të kuqe, plot me emra blasfemie dhe që kishte shtatë krerë dhe dhjetë brirë.Select Revelation 17:3

4Edhe gruaja ishte veshur me purpur dhe me të kuq të ndezur, e stolisur me ar, gurë të çmuar dhe me margaritarë; kishte në dorë një kupë ari plot me neveritë dhe ndyrësitë e kurvërimit të saj.Select Revelation 17:4

5Dhe mbi ballin e saj ishte shkruar një emër: ''Misteri, Babilona e madhe, nëna e lavirave dhe e neverive të dheut''.Select Revelation 17:5

6Dhe e pashë gruan duke u dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe nga gjaku i martirëve të Jezusit. Dhe, kur e pashë, u çudita me çudi të madhe.Select Revelation 17:6

7Dhe engjëlli më tha: ''Përse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas dhe të bishës që e mban atë, e cila ka shtatë krerë dhe dhjetë brirë.Select Revelation 17:7

8Bisha, që pe, ishte, edhe nuk është, dhe do të ngjitet nga humnera dhe do të vejë në përhumbje; dhe banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës që nga krijimi i botës, do të çuditen kur të shohin bishën që ishte, dhe nuk është, ndonëse është.Select Revelation 17:8

9Këtu është mendja që ka dituri: të shtatë krerët janë shtatë male, ku ulet gruaja,Select Revelation 17:9

10dhe mbretër janë shtatë; pesë kanë rënë, një është dhe tjetri nuk ka ardhur ende; dhe, kur të vijë, pak kohë do të mbetet.Select Revelation 17:10

11Dhe bisha që ishte, dhe nuk është më, është edhe ajo i teti mbret, dhe është nga të shtatët dhe shkon në përhumbje.Select Revelation 17:11

12Të dhjetë brirët, që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët nuk kanë marrë ende mbretërinë, por do të marrin pushtet si mbretër, një orë, bashkë me bishën.Select Revelation 17:12

13Këta kanë një qëllim, dhe do t'ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.Select Revelation 17:13

14Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t'i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë''.Select Revelation 17:14

15Pastaj më tha: ''Ujërat që ke parë, ku ulet lavirja, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.Select Revelation 17:15

16Dhe të dhjetë brirët që ke parë mbi bishën, këta do të urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr.Select Revelation 17:16

17Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t'i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.Select Revelation 17:17

18Dhe gruaja që pe është qyteti i madh, që mbretëron mbi mbretëritë e dheut''.Select Revelation 17:18

Next: Revelation 18Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Revelation

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.