Skip to content
Church.wiki
John

John 16

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1''Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni.Select John 16:1

2Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t'ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë.Select John 16:2

3Dhe do t'ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua.Select John 16:3

4Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju.Select John 16:4

5Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s'po më pyet: "Ku po shkon?".Select John 16:5

6Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj.Select John 16:6

7Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.Select John 16:7

8Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.Select John 16:8

9Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;Select John 16:9

10për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;Select John 16:10

11për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.Select John 16:11

12Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.Select John 16:12

13Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.Select John 16:13

14Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë.Select John 16:14

15Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë.Select John 16:15

16Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Ati''.Select John 16:16

17Atëherë disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: ''Ç'është kjo që po na thotë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni" dhe: "Sepse unë po shkoj te Ati"?''.Select John 16:17

18Thoshnin pra: ''Ç'është kjo "Pas pak", për të cilën flet? Ne s'dimë ç'don të thotë''.Select John 16:18

19Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: ''Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "E përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni"?Select John 16:19

20Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: ju do të qani dhe do të mbani zi dhe bota do të gëzohet. Ju do të pikëlloheni, por pikëllimi juaj do të kthehet në gëzim.Select John 16:20

21Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qenie njerëzore në botë.Select John 16:21

22Kështu edhe ju tani jeni në dhembje, por unë do t'ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t'ua heqë gëzimin tuaj.Select John 16:22

23Atë ditë ju nuk do të më bëni më asnjë pyetje. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t'jua japë.Select John 16:23

24Deri tani ju s'keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.Select John 16:24

25Jua kam thënë këto gjëra në shëmbëlltyra, por po vjen ora kur nuk do t'ju flas më me shëmbëlltyra, por do t'ju flas haptas për Atin.Select John 16:25

26Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; dhe nuk po them se unë do t'i lutem Atit për ju;Select John 16:26

27Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.Select John 16:27

28Unë dola nga Ati dhe erdha në botë; përsëri po e lë botën dhe kthehem tek Ati''.Select John 16:28

29Dishepujt e tij i thanë: ''Ja, ti tani po flet haptas dhe s'po përdor asnjë shëmbëlltyrë.Select John 16:29

30Tani ne njohim se ti di gjithçka dhe s'ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia''.Select John 16:30

31Jezusi u përgjigj atyre: ''A besoni tani?Select John 16:31

32Ja, po vjen ora, madje tashmë ka ardhur, në të cilën ju do të shpërndaheni, secili për punë të vet, dhe do të më lini vetëm; por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.Select John 16:32

33Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!''.Select John 16:33

Next: John 17Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

John

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.