Skip to content
Church.wiki

Proverbs Chapter 11 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Proverbs · Albanian Bible · 31 verses

Verse layout
📝 Overview of this chapter Flow, key verses and people

잠언 11장은 솔로몬의 잠언 모음에 속한 장이다. 공평한 저울, 겸손, 정직, 말조심, 구제와 나눔 같은 주제를 의인과 악인을 맞세운 짧은 격언으로 다룬다.

Jump to verse

11Proverbs · Albanian Bible
1Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.
2Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.
3Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta.
4Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.
5Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.
6Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.
7Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.
8I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.
9Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.
10Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.
11Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim.
12Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.
13Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.
14Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.
15Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.
16Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.
17Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.
18I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.
19Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.
20Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.
21Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.
22Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.
23Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.
24Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër. Notes
25Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.
26Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet. Notes
27Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t'i bjerë mbi të.
28Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.
29Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.
30Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.
31Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

31 verses in this chapter
11 / 31 chapters

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Verse commentaries for this chapter 2

Articles mentioning this chapter

More