Skip to content
Church.wiki

Proverbs Chapter 17 Albanian Bible

Poetry & wisdom · Proverbs · Albanian Bible · 28 verses

Verse layout
📝 Overview of this chapter Flow, key verses and people

잠언 17장은 솔로몬의 잠언 모음(10:1-22:16)에 속한 장으로, 집안의 화목, 말의 절제, 친구와 형제의 도리, 뇌물과 굽은 재판, 미련한 자의 모습을 짧은 격언으로 다룬다.

Jump to verse

17Proverbs · Albanian Bible
1Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.
2Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.
3Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.
4Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.
5Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
6Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.
7Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,
8Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.
9Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.
10Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.
11Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.
12Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.
13E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.
14Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.
15Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.
16Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?
17Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.
18Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.
19Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.
20Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.
21Atij që i lind një budalla do t'i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.
22Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.
23I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.
24Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.
25Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.
26Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.
27Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.
28Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.

Albanian Bible
Tap a verse to copy, share, highlight or add a note. Dotted words link to encyclopedia articles.

28 verses in this chapter
17 / 31 chapters

The text is Albanian Bible(알바니아어) — From getbible.net (CrossWire SWORD module) · license: 공개 도메인 (Public Domain) Highlights, notes and read marks stay with the chapter whichever version you read. Dotted words are people, places and terms that have an encyclopedia article (marked once per page). Highlights, notes and read marks are saved only in this browser and gathered under My marks.

Articles mentioning this chapter

More