Genesis 10
Albanian Bible
Translation: ALB
1Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.Select Genesis 10:1
2Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.Select Genesis 10:2
3Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.Select Genesis 10:3
4Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.Select Genesis 10:4
5Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.Select Genesis 10:5
6Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.Select Genesis 10:6
7Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.Select Genesis 10:7
8Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.Select Genesis 10:8
9Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".Select Genesis 10:9
10Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.Select Genesis 10:10
11Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;Select Genesis 10:11
12midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).Select Genesis 10:12
13Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,Select Genesis 10:13
14Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.Select Genesis 10:14
15Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,Select Genesis 10:15
16dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,Select Genesis 10:16
17Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,Select Genesis 10:17
18Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.Select Genesis 10:18
19Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.Select Genesis 10:19
20Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.Select Genesis 10:20
21Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.Select Genesis 10:21
22Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.Select Genesis 10:22
23Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.Select Genesis 10:23
24Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.Select Genesis 10:24
25Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.Select Genesis 10:25
26Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,Select Genesis 10:26
27Hadorami, Uzali, Diklahu,Select Genesis 10:27
28Obali, Abimaeli, Sheba,Select Genesis 10:28
29Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.Select Genesis 10:29
30Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.Select Genesis 10:30
31Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.Select Genesis 10:31
32Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.Select Genesis 10:32
Albanian Bible (ALB) · Public Domain