Genesis 36
Albanian Bible
Translation: ALB
1Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.Select Genesis 36:1
2Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;Select Genesis 36:2
3dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.Select Genesis 36:3
4Ada i lindi Esaut Elifazin;Select Genesis 36:4
5Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.Select Genesis 36:5
6Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,Select Genesis 36:6
7sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.Select Genesis 36:7
8Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.Select Genesis 36:8
9Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.Select Genesis 36:9
10Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut.Select Genesis 36:10
11Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci.Select Genesis 36:11
12Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut.Select Genesis 36:12
13Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.Select Genesis 36:13
14Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun.Select Genesis 36:14
15Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz,Select Genesis 36:15
16kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; këta qenë krerët e rrjedhur nga Elifazi në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Adës.Select Genesis 36:16
17Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.Select Genesis 36:17
18Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut.Select Genesis 36:18
19Këta qenë bijtë e Esaut, që është Edomi, dhe këta qenë krerët e tyre.Select Genesis 36:19
20Këta qenë bijtë e Seirit, Horeut, që banonin atë vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu.Select Genesis 36:20
21Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit.Select Genesis 36:21
22Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.Select Genesis 36:22
23Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami.Select Genesis 36:23
24Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij.Select Genesis 36:24
25Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut.Select Genesis 36:25
26Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.Select Genesis 36:26
27Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani.Select Genesis 36:27
28Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani.Select Genesis 36:28
29Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah,Select Genesis 36:29
30kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit.Select Genesis 36:30
31Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit:Select Genesis 36:31
32Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah.Select Genesis 36:32
33Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.Select Genesis 36:33
34Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve.Select Genesis 36:34
35Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith.Select Genesis 36:35
36Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu.Select Genesis 36:36
37Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë.Select Genesis 36:37
38Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.Select Genesis 36:38
39Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut.Select Genesis 36:39
40Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,Select Genesis 36:40
41kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,Select Genesis 36:41
42kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,Select Genesis 36:42
43kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.Select Genesis 36:43
Albanian Bible (ALB) · Public Domain