Exodus 35
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.Select Exodus 35:1
2Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.Select Exodus 35:2
3Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë".Select Exodus 35:3
4Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:Select Exodus 35:4
5"Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,Select Exodus 35:5
6stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,Select Exodus 35:6
7lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,Select Exodus 35:7
8vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,Select Exodus 35:8
9gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.Select Exodus 35:9
10Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:Select Exodus 35:10
11tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,Select Exodus 35:11
12arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,Select Exodus 35:12
13tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;Select Exodus 35:13
14shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;Select Exodus 35:14
15altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,Select Exodus 35:15
16altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,Select Exodus 35:16
17perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;Select Exodus 35:17
18kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;Select Exodus 35:18
19rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".Select Exodus 35:19
20Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.Select Exodus 35:20
21Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t'i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.Select Exodus 35:21
22Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit.Select Exodus 35:22
23Dhe të gjithë ata që kishin stofa ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, ose li të hollë, apo lesh dhie, ose lëkura dashi me ngjyrë të kuqe, ose lëkurë baldose, i sollën.Select Exodus 35:23
24Kushdo që mund të bënte një ofertë prej argjendi o prej bronzi, e solli ofertën e shenjtëruar për Zotin; dhe kushdo që kishte dru prej akacieje për ndonjë punë të caktuar për shërbimin, e solli.Select Exodus 35:24
25Të gjitha gratë e zonja torën me duart e tyre dhe prunë fillin ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe li të hollë.Select Exodus 35:25
26Dhe të gjitha gratë që ishin të shtyra nga zemra e tyre dhe kishin zhdërvjelltësi, torën lesh dhie.Select Exodus 35:26
27Krerët e popullit sollën gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar në efodin dhe në pektoralin,Select Exodus 35:27
28aroma dhe vaj për ndriçim të shandanit, vaj për vajosjen dhe për temjanin aromatik.Select Exodus 35:28
29Të gjithë bijtë e Izraelit, burra e gra, që ishin të shtyrë nga zemra për t'i çuar diçka për tërë veprën që Zoti kishte urdhëruar të bënin me anë të Moisiut, i çuan Zotit oferta vullnetare.Select Exodus 35:29
30Moisiu u tha bijve të Izraelit: "Shikoni, Zoti i thirri me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës,Select Exodus 35:30
31dhe e mbushi me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe me gjithfarë aftësish,Select Exodus 35:31
32që të mund të krijojë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,Select Exodus 35:32
33të gdhendë gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.Select Exodus 35:33
34I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.Select Exodus 35:34
35I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë për të kryer çdo lloj punimi dhe për të krijuar vizatime artistike.Select Exodus 35:35
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation