Exodus 40
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:Select Exodus 40:1
2"Ditën e parë të muajit të parë do të ngresh tabernakullin, çadrën e mbledhjes.Select Exodus 40:2
3Do të vendosësh atje arkën e dëshmisë dhe do ta fshehësh arkën me një vel.Select Exodus 40:3
4Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.Select Exodus 40:4
5Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.Select Exodus 40:5
6Do ta vësh altarin e olokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.Select Exodus 40:6
7Do ta vendosësh legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh ujë në të.Select Exodus 40:7
8Do t'i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.Select Exodus 40:8
9Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.Select Exodus 40:9
10Do të vajosh altarin e olokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.Select Exodus 40:10
11Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.Select Exodus 40:11
12Pastaj do të afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do t'i lash me ujë.Select Exodus 40:12
13Do ta veshësh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtërosh, që të më shërbejë si prift.Select Exodus 40:13
14Do të afrosh edhe bijtë e tij dhe do t'i veshësh me tunika,Select Exodus 40:14
15do t'i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t'u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".Select Exodus 40:15
16Moisiu ashtu veproi; bëri pikërisht të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.Select Exodus 40:16
17Kështu ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, u ndërtua tabernakulli.Select Exodus 40:17
18Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dërrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.Select Exodus 40:18
19Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 40:19
20Pastaj mori dëshminë dhe e vendosi brenda arkës, u vuri shtizat unazave të arkës, dhe e vuri pajtuesin mbi arkë;Select Exodus 40:20
21e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 40:21
22Vendosi gjithashtu tryezën në çadrën e mbledhjes, në krahun verior të tabernakullit, jashtë velit.Select Exodus 40:22
23Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 40:23
24Pastaj vuri shandanin në çadrën e mbledhjes, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit;Select Exodus 40:24
25dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 40:25
26Pastaj vuri altarin e artë në çadrën e mbledhjes, përpara velit,Select Exodus 40:26
27dhe mbi të dogji temjanin e parfumuar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 40:27
28Vuri gjithashtu perden në hyrje të tabernakullit.Select Exodus 40:28
29Pastaj vendosi altarin e olokausteve në hyrje të tabernakullit, të çadrës së mbledhjes, dhe mbi të ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 40:29
30Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t'u larë.Select Exodus 40:30
31Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët;Select Exodus 40:31
32kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 40:32
33Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.Select Exodus 40:33
34Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.Select Exodus 40:34
35Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.Select Exodus 40:35
36Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin;Select Exodus 40:36
37por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej.Select Exodus 40:37
38Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?Select Exodus 40:38
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation