Skip to content
Church.wiki
Hebrews

Hebrews 10

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t'i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.Select Hebrews 10:1

2Sepse përndryshe do të kishin pushuar t'i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?Select Hebrews 10:2

3Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,Select Hebrews 10:3

4sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.Select Hebrews 10:4

5Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;Select Hebrews 10:5

6ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.Select Hebrews 10:6

7Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"''.Select Hebrews 10:7

8Mbasi tha: ''Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit'',Select Hebrews 10:8

9ai shtoi: ''Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd''. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.Select Hebrews 10:9

10Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.Select Hebrews 10:10

11Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,Select Hebrews 10:11

12ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,Select Hebrews 10:12

13duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t'i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.Select Hebrews 10:13

14Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.Select Hebrews 10:14

15Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:Select Hebrews 10:15

16''Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t'i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj në mendjet e tyre'',Select Hebrews 10:16

17shton: ''Dhe nuk do t'i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre''.Select Hebrews 10:17

18Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.Select Hebrews 10:18

19Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,Select Hebrews 10:19

20me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,Select Hebrews 10:20

21edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,Select Hebrews 10:21

22le t'i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.Select Hebrews 10:22

23Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.Select Hebrews 10:23

24Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t'u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,Select Hebrews 10:24

25pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.Select Hebrews 10:25

26Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,Select Hebrews 10:26

27por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët.Select Hebrews 10:27

28Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.Select Hebrews 10:28

29Ç'dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?Select Hebrews 10:29

30Sepse ne e dimë atë që ka thënë: ''Hakmarrja më takon mua, unë do ta jap shpagimin'', thotë Perëndia. Dhe përsëri: ''Perëndia do të gjykojë popullin e vet''.Select Hebrews 10:30

31Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.Select Hebrews 10:31

32Dhe tani sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh,Select Hebrews 10:32

33herë duke u bërë objekt fyerjesh dhe mundimesh, herë duke u solidarizuar me ata që trajtoheshin në këtë mënyrë.Select Hebrews 10:33

34Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t'ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.Select Hebrews 10:34

35Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.Select Hebrews 10:35

36Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.Select Hebrews 10:36

37''Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.Select Hebrews 10:37

38Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të''.Select Hebrews 10:38

39Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.Select Hebrews 10:39

Next: Hebrews 11Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Hebrews

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.