Skip to content
Church.wiki
Hebrews

Hebrews 2

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Prandaj ne duhet t'u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.Select Hebrews 2:1

2Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë,Select Hebrews 2:2

3si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,Select Hebrews 2:3

4ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.Select Hebrews 2:4

5Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,Select Hebrews 2:5

6por dikush dëshmoi diku duke thënë: ''Ç'është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?Select Hebrews 2:6

7Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;Select Hebrews 2:7

8Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij''. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij,Select Hebrews 2:8

9por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.Select Hebrews 2:9

10Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.Select Hebrews 2:10

11Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t'i quajë vëllezër,Select Hebrews 2:11

12duke thënë: ''Vëllezërve të mi do t'ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës''.Select Hebrews 2:12

13Edhe më: ''Do të shpresoj në të''. Dhe përsëri: ''Ja unë, dhe fëmijët që m'i dha Perëndia''.Select Hebrews 2:13

14Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,Select Hebrews 2:14

15edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.Select Hebrews 2:15

16Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.Select Hebrews 2:16

17Prandaj ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t'u bërë pajtim për mëkatet e popullit.Select Hebrews 2:17

18sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t'u vijë në ndihmë atyre që tundohen.Select Hebrews 2:18

Next: Hebrews 3Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Hebrews

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.