1 Corinthians 10
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos edini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det,Select 1 Corinthians 10:1
2dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det,Select 1 Corinthians 10:2
3të gjithë hëngrën të njëjtën ushqim frymëror,Select 1 Corinthians 10:3
4dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.Select 1 Corinthians 10:4
5Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.Select 1 Corinthians 10:5
6Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,Select 1 Corinthians 10:6
7dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: ''Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur''.Select 1 Corinthians 10:7
8Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.Select 1 Corinthians 10:8
9Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.Select 1 Corinthians 10:9
10Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi.Select 1 Corinthians 10:10
11Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokët.Select 1 Corinthians 10:11
12Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.Select 1 Corinthians 10:12
13Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.Select 1 Corinthians 10:13
14Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.Select 1 Corinthians 10:14
15Po ju flas si të mënçur, gjykojeni ju atë që them:Select 1 Corinthians 10:15
16kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?Select 1 Corinthians 10:16
17Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.Select 1 Corinthians 10:17
18Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?Select 1 Corinthians 10:18
19Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?Select 1 Corinthians 10:19
20Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.Select 1 Corinthians 10:20
21Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve.Select 1 Corinthians 10:21
22A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?Select 1 Corinthians 10:22
23Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.Select 1 Corinthians 10:23
24Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit.Select 1 Corinthians 10:24
25Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes,Select 1 Corinthians 10:25
26sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''.Select 1 Corinthians 10:26
27Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t'u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes.Select 1 Corinthians 10:27
28Por në qoftë se dikush ju thotë: ''Kjo është nga flijim idhujsh'', mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''.Select 1 Corinthians 10:28
29Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegja e një tjetri?Select 1 Corinthians 10:29
30Në qoftë se unë marr pjesë me falenderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falenderoj?Select 1 Corinthians 10:30
31Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë.Select 1 Corinthians 10:31
32Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë;Select 1 Corinthians 10:32
33sikurse edhe unë vetë përpiqem t'u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.Select 1 Corinthians 10:33
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation