1 Corinthians 12
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.Select 1 Corinthians 12:1
2Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.Select 1 Corinthians 12:2
3Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë.Select 1 Corinthians 12:3
4Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.Select 1 Corinthians 12:4
5Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot.Select 1 Corinthians 12:5
6Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.Select 1 Corinthians 12:6
7Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.Select 1 Corinthians 12:7
8Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie;Select 1 Corinthians 12:8
9një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;Select 1 Corinthians 12:9
10një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.Select 1 Corinthians 12:10
11Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.Select 1 Corinthians 12:11
12Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.Select 1 Corinthians 12:12
13Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.Select 1 Corinthians 12:13
14Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.Select 1 Corinthians 12:14
15Sikur të thoshte këmba: ''Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?Select 1 Corinthians 12:15
16Dhe sikur veshi të thoshte: ''Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?Select 1 Corinthians 12:16
17Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte gjithë dëgjim, ku do të ishte të nuhaturit?Select 1 Corinthians 12:17
18Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.Select 1 Corinthians 12:18
19Po të ishin të gjitha gjymtyrët një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?Select 1 Corinthians 12:19
20Kështu, pra, janë shumë gjymtyrë, por një trup i vetëm.Select 1 Corinthians 12:20
21Dhe syri nuk mund t'i thotë dorës: ''Unë nuk kam nevojë për ty''; dhe po ashtu koka nuk mund t'u thotë këmbëve: ''Unë nuk kam nevojë për ju''.Select 1 Corinthians 12:21
22Madje, gjymtyrët e trupit që duken se janë më të dobëta, janë shumë më të nevojshme se të tjerat;Select 1 Corinthians 12:22
23dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë.Select 1 Corinthians 12:23
24Por gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Por Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që e kishte mangut,Select 1 Corinthians 12:24
25që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njera-tjetrën.Select 1 Corinthians 12:25
26Dhe nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët vuajnë; kurse po të nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.Select 1 Corinthians 12:26
27Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç.Select 1 Corinthians 12:27
28Dhe Perëndia i vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimit, të ndihmës e të qeverisjes dhe të larmive të gjuhëve.Select 1 Corinthians 12:28
29A janë vallë të gjithë apostuj? Janë të gjithë profetë? Janë të gjithë mësues?Select 1 Corinthians 12:29
30A kanë të gjithë dhuntinë e veprave të fuqishme? A kanë të gjithë dhuntitë e shërimeve? A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme? A interpretojnë të gjithë?Select 1 Corinthians 12:30
31Por kërkoni me zemër të zjarrtë dhuntitë më të mira; dhe unë do t'ju tregoj një udhë shumë më të lartë.Select 1 Corinthians 12:31
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation