1 Corinthians 14
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Kërkoni dashurinë dhe lypni me zemër të zjarrtë dhuntitë frymërore, por sidomos që të mund të profetizoni,Select 1 Corinthians 14:1
2sepse ai që flet një gjuhë tjetër nuk u flet njerëzve, por Perëndisë; sepse askush nuk e kupton, por ai në frymë flet mistere.Select 1 Corinthians 14:2
3Kurse ai që profetizon, u flet njerëzve për ndërtim, për nxitje e përdëllim.Select 1 Corinthians 14:3
4Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij, por ai që profetizon, ndërton kishën.Select 1 Corinthians 14:4
5Unë dua që të gjithë ju të flisnit gjuhëra, por më tepër të profetizonit, sepse ai që profetizon është më i madh nga ai që flet gjuhëra, veçse në interpretoftë, që të marrë ndërtim kisha.Select 1 Corinthians 14:5
6Dhe tani, o vëllezër, po të vija e t'ju flisja në gjuhë, ç'dobi do të kishit, po të mos ju flisja me anë të zbulesës, a me njohuri, a me profeci, a me mësim?Select 1 Corinthians 14:6
7Edhe gjërat që nuk kanë shpirt dhe nxjerrin zë, fyelli ose qestja, po të mos japin zë të dallueshëm, si do të njihet të rënit e fyellit ose e qestes?Select 1 Corinthians 14:7
8Sepse, po të japë buria një tingull të panjohur, kush do të përgatitet për betejë?Select 1 Corinthians 14:8
9Kështu edhe ju, në qoftë se me gjuhën tuaj nuk flisni fjalë të kuptueshme, si do të kuptohet çfarë u tha? Sepse do të flisnit në erë.Select 1 Corinthians 14:9
10Ka nuk e di se sa lloje zërash në botë, dhe asnjë prej tyre nuk është pa kuptim.Select 1 Corinthians 14:10
11Pra, në qoftë se unë nuk e marr vesh kuptimin e zërit, do të jem si një i huaj për atë që flet, dhe ai që flet do të jetë një i huaj për mua.Select 1 Corinthians 14:11
12Kështu edhe ju, mbasi doni fort të keni dhunti frymërore, kërkoni që t'i keni të bollshme për ndërtimin e kishës.Select 1 Corinthians 14:12
13Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë,Select 1 Corinthians 14:13
14sepse, në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme.Select 1 Corinthians 14:14
15Po atëherë? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen.Select 1 Corinthians 14:15
16Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanët, si do të thotë "amen" për falënderimin tënd, kur nuk merr vesh ç'po thua?Select 1 Corinthians 14:16
17Sepse ti edhe mund të falënderosh mirë, por tjetri nuk ndërtohet.Select 1 Corinthians 14:17
18Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë.Select 1 Corinthians 14:18
19Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mënçurinë time për mësimin e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër.Select 1 Corinthians 14:19
20Vëllezër, mos u bëni kalamaj nga mendja, por bëhuni foshnje për të ligën, dhe burra të pjekur nga mendja.Select 1 Corinthians 14:20
21Në ligj është shkruar: ''Unë do t'i flas këtij populli në gjuhë të huaja dhe me buzë të tjera, por as kështu nuk do të më dëgjojnë'', thotë Zoti.Select 1 Corinthians 14:21
22Prandaj gjuhët janë një shenjë jo për ata që besojnë, por për jobesimtarë, kurse profecia nuk është për jobesimtarë, po për besimtarë.Select 1 Corinthians 14:22
23Pra, në qoftë se, kur gjithë kisha është mbledhur në një vend, të gjithë flasin gjuhëra dhe hyjnë profanë ose jobesimtarë, a nuk do të thonë se ju kanë dalë mendtë?Select 1 Corinthians 14:23
24Por, në qoftë se profetizojnë të gjithë dhe hyn një jobesimtar ose një profan, ai bindet nga të gjithë dhe gjykohet nga të gjithë.Select 1 Corinthians 14:24
25Dhe kështu të fshehtat e zemrës së tij zbulohen; edhe kështu, duke rënë me faqe përmbys, do të adhurojë Perëndinë, duke deklaruar se Perëndia është me të vërtetë midis jush.Select 1 Corinthians 14:25
26Ç'duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim.Select 1 Corinthians 14:26
27Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë.Select 1 Corinthians 14:27
28Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë.Select 1 Corinthians 14:28
29Le të flasin dy a tre profetë, dhe të tjerët të gjykojnë.Select 1 Corinthians 14:29
30Por nëse ka një zbulesë ndonjë tjetër që rri ulur, le të heshtë i pari.Select 1 Corinthians 14:30
31Sepse të gjithë, njeri pas tjetrit, mund të profetizojnë, që të mësojnë të gjithë dhe të inkurajohen të gjithë.Select 1 Corinthians 14:31
32Frymërat e profetëve u nënshtrohen profetëve,Select 1 Corinthians 14:32
33sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.Select 1 Corinthians 14:33
34Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji.Select 1 Corinthians 14:34
35Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë.Select 1 Corinthians 14:35
36Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?Select 1 Corinthians 14:36
37Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror, le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.Select 1 Corinthians 14:37
38Dhe nëse dikush është i paditur, le të jetë i paditur.Select 1 Corinthians 14:38
39Prandaj, o vëllezër të mi, kërkoni me zemër të zjarrtë të profetizoni dhe mos ndaloni të flasin në gjuhëra.Select 1 Corinthians 14:39
40Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi.Select 1 Corinthians 14:40
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation