1 Corinthians 16
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.Select 1 Corinthians 16:1
2Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.Select 1 Corinthians 16:2
3Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.Select 1 Corinthians 16:3
4Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.Select 1 Corinthians 16:4
5Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.Select 1 Corinthians 16:5
6Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.Select 1 Corinthians 16:6
7Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.Select 1 Corinthians 16:7
8Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,Select 1 Corinthians 16:8
9sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.Select 1 Corinthians 16:9
10Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.Select 1 Corinthians 16:10
11Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.Select 1 Corinthians 16:11
12Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s'deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.Select 1 Corinthians 16:12
13Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.Select 1 Corinthians 16:13
14Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!Select 1 Corinthians 16:14
15Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),Select 1 Corinthians 16:15
16ju bëj thirrje që t'u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.Select 1 Corinthians 16:16
17Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,Select 1 Corinthians 16:17
18sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë.Select 1 Corinthians 16:18
19Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.Select 1 Corinthians 16:19
20Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.Select 1 Corinthians 16:20
21Të fala me shëndet me dorën time, të Palit.Select 1 Corinthians 16:21
22Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a.Select 1 Corinthians 16:22
23Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju.Select 1 Corinthians 16:23
24Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen.Select 1 Corinthians 16:24
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation