1 Corinthians 8
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Për sa u përket flijimeve për idhujt, ne e dime se të gjithë kemi njohuri; njohuria krekos, kurse dashuria ndërton.Select 1 Corinthians 8:1
2Në qoftë se dikush mendon se di diçka, ai nuk di ende asgjë sikundër duhet të dijë.Select 1 Corinthians 8:2
3Por në qoftë se dikush e do Perëndinë, ai është i njohur prej tij.Select 1 Corinthians 8:3
4Pra, për sa i përket të ngrënit të flive që u bëhen idhujve, ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një.Select 1 Corinthians 8:4
5Sepse, ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell a në tokë (sikurse ka shumë perëndi dhe shumë zotër),Select 1 Corinthians 8:5
6për ne s'ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij.Select 1 Corinthians 8:6
7Por njohuria nuk është në të gjithë; madje disa, të ndërgjegjshëm për idhullin, hanë gjëra posi të flijuara idhujve; dhe ndërgjegja e tyre, duke qenë e dobët, përlyhet.Select 1 Corinthians 8:7
8Por të ngrënit nuk na çon te Perëndia; po të hamë, nuk fitojmë asgjë më tepër dhe, po të mos hamë, s'kemi gjë më pak.Select 1 Corinthians 8:8
9Por kini mendjen se mos kjo liri që keni të bëhet pengesë për të dobëtit.Select 1 Corinthians 8:9
10Sepse, në qoftë se dikush të sheh ty, që ke njohuri, të ulur në tryezë në një tempull idhujsh, ndërgjegja e tij, që është e dobët, a nuk do të marrë guxim që ai të hajë gjërat e flijiuara për idhujt?Select 1 Corinthians 8:10
11Edhe kështu, për shkak të njohurisë sate, do të humbasë vëllai yt i dobët, për të cilin vdiq Krishti.Select 1 Corinthians 8:11
12Dhe, kur mëkatoni kështu kundër vëllezërve, duke plagosur ndërgjegjen e tyre të dobët, ju mëkatoni kundër Krishtit.Select 1 Corinthians 8:12
13Prandaj, në qoftë se një ushqim skandalizon vëllanë tim, unë nuk do të ha më kurrë mish, që të mos e skandalizoj vëllanë tim.Select 1 Corinthians 8:13
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation