1 Kings 4
Albanian Bible
Translation: ALB
1Mbreti Salomon mbretëronte mbi tërë Izraelin.Select 1 Kings 4:1
2Këta ishin funksionarët e tij të lartë: Azariahu, bir i priftit Tsadok,Select 1 Kings 4:2
3Elihorefi dhe Ahijahu, bij të Shishas, ishin sekretarë; Jozafati, bir i Ahiludit, ishte kancelier;Select 1 Kings 4:3
4Benajahu, bir i Jehojadit, ishte komandant i ushtrisë; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinjtë;Select 1 Kings 4:4
5Azariahu, bir i Nathanit, ishte kryetar i prefektëve; Zabudi, bir i Nathanit, ishte prift dhe këshilltar personal i mbretit.Select 1 Kings 4:5
6Ahishari ishte maxhordom dhe Adinorami, bir i Abdas, ishte caktuar për haraçet.Select 1 Kings 4:6
7Salomoni kishte dymbëdhjetë prefektë në të gjithë Izraelin, të cilët kujdeseshin për mbajtjen e mbretit dhe të shtëpisë së tij; secili prej tyre ishte ngarkuar për tu kujdesur për një muaj në vit.Select 1 Kings 4:7
8Këto janë emrat e tyre: Ben-Hur në krahinën malore të Efraimit;Select 1 Kings 4:8
9Ben-Dekjer në Makats, Shaalbim, Beth-Shemesh dhe Elon të Beth-Hananit;Select 1 Kings 4:9
10Ben-Hesed në Aruboth; Sokothi dhe tërë vendi i Heferit ishin pronë e tij;Select 1 Kings 4:10
11Ben-Abinabadi, në gjithë krahinën e Dorit; Tafatha, bijë e Salomonit, ishte gruaja e tij;Select 1 Kings 4:11
12Baana, bir i Ahiludit, kishte Taanakun, Megidon dhe tërë Beth-Shenin, që është pranë Tsarethanit, poshtë Jizreelit, dhe që shtrihet nga Beth-Sheani deri në Abel-Meholahu dhe matanë Jokneamit.Select 1 Kings 4:12
13Ben-Geber, në Ramoth të Galaadit, kishte fshatrat e Jairit, birit të Manasit, në Galaad, si edhe Argobin në Bashan, gjashtëdhjetë qytete të mëdha me mure dhe shule prej bronzi;Select 1 Kings 4:13
14Ahinadabi, bir i Idos, në Mahanaim;Select 1 Kings 4:14
15Ahimatsi, në Neftali; edhe ai kishte për grua Basmethin, një nga bijat e Salomonit;Select 1 Kings 4:15
16Banahun, bir i Hushait, në Asher dhe në Aloth;Select 1 Kings 4:16
17Jozafati, bir i Parnahut, në Isakar;Select 1 Kings 4:17
18Shimei, bir i Elahut, në Beniamin;Select 1 Kings 4:18
19Geberi, bir i Urit, në vendin e Galaadit, në vendin e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit; ai ishte i vetmi prefekt që ishte në vend.Select 1 Kings 4:19
20Juda dhe Izraeli ishin të shumtë si rëra që është në bregun e detit. Ata hanin dhe pinin me gaz.Select 1 Kings 4:20
21Kështu Salomoni sundone mbi gjithë mbretërinë nga Lumi deri në vendin e Filistejve dhe në kufijtë e Egjiptit. Këta i sillnin haraçe dhe i shërbyen tërë ditët e jetës së tij.Select 1 Kings 4:21
22Furnizimi ditor i ushqimeve për Salomonin përbëhej nga tridhjetë kore lule dielli dhe gjashtëdhjetë kore mielli të zakonshëm,Select 1 Kings 4:22
23dhjetë qe të majmë, njëzet qe të kullotës dhe njëqind dele pa llogaritur drerët, gazelat, kapronjtë dhe shpendët e majmë.Select 1 Kings 4:23
24Ai sundonte gjithë vendin nga kjo anë e Lumit, nga Tifsahu deri në Gaza, mbi tërë mbretërit nga kjo anë e Lumit, dhe jetonte në paqe me të gjithë shtetet kufitare që ishin rreth e qark.Select 1 Kings 4:24
25Juda dhe Izraeli, nga Dani deri në Beer-Sheba, jetuan të sigurtë, secili nën pjergullën dhe fikun e tij, tërë kohën që mbretëroi Salomoni.Select 1 Kings 4:25
26Salomoni kishte gjithashtu dyzet mijë stalla kuajsh për qerret e tij dhe dymbëdhjetë mijë kalorës.Select 1 Kings 4:26
27Këta prefektë, secili në muajin e tij, merreshin me mbajtjen e mbretit Salomon dhe të gjithë atyre që pranoheshin në tryezën e tij; dhe nuk linin t'u mungonte asgjë.Select 1 Kings 4:27
28Sillnin edhe elbin dhe kashtën për kuajt dhe mushkat në vendin e duhur, secili sipas urdhrave që kishte marrë.Select 1 Kings 4:28
29Perëndia i dha Salomonit dituri, zgjuarsi të madhe dhe një mëndje të hollë si rëra që është në bregun e detit.Select 1 Kings 4:29
30Dhe dituria e Salomonit ia kaloi diturisë të të gjithë bijve të Lindjes dhe tërë diturisë të Egjiptasve.Select 1 Kings 4:30
31Ai ishte më i ditur se çdo njeri tjetër: më tepër se Ezrahiti Ethan; më tepër se Hemani, se Kakoli dhe se Darda, bijtë e Maholit; dhe fama e tij u përhap në të gjitha kombet e afërta.Select 1 Kings 4:31
32Shqiptoi tre mijë proverba dhe kantikët e tij qenë një mijë e pesëqind.Select 1 Kings 4:32
33Foli edhe për drurët, nga kedri i Libanit deri në isopin që mbin nga muri; foli gjithashtu për kafshët, për zogjtë, për rrëshqanorët dhe për peshqit.Select 1 Kings 4:33
34Nga të gjithë popujt vinin njerëz për të dëgjuar diturinë e Salomonit; ata ishin të dërguar nga tërë mbretërit e dheut që kishin dëgjuar të flitej për diturinë e tij.Select 1 Kings 4:34
Albanian Bible (ALB) · Public Domain