1 Timothy 2
Albanian Bible
Translation: ALB
1Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,Select 1 Timothy 2:1
2për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.Select 1 Timothy 2:2
3Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,Select 1 Timothy 2:3
4i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës.Select 1 Timothy 2:4
5Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,Select 1 Timothy 2:5
6i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,Select 1 Timothy 2:6
7për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.Select 1 Timothy 2:7
8Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.Select 1 Timothy 2:8
9Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,Select 1 Timothy 2:9
10po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.Select 1 Timothy 2:10
11Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.Select 1 Timothy 2:11
12Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.Select 1 Timothy 2:12
13Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.Select 1 Timothy 2:13
14Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.Select 1 Timothy 2:14
15Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.Select 1 Timothy 2:15
Albanian Bible (ALB) · Public Domain