Skip to content
Church.wiki
2 Corinthians

2 Corinthians 6

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,Select 2 Corinthians 6:1

2sepse ai thotë: ''Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova''. Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.Select 2 Corinthians 6:2

3Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;Select 2 Corinthians 6:3

4por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,Select 2 Corinthians 6:4

5në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime,Select 2 Corinthians 6:5

6me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,Select 2 Corinthians 6:6

7me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,Select 2 Corinthians 6:7

8në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;Select 2 Corinthians 6:8

9si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë;Select 2 Corinthians 6:9

10si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s'kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.Select 2 Corinthians 6:10

11Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjërë.Select 2 Corinthians 6:11

12Ju nuk jeni ngushtë në ne, por ju jeni të ngushtë në zemrat tuaj.Select 2 Corinthians 6:12

13Por në shkëmbim po ju flas si fëmijve, bëhuni të gjërë edhe ju.Select 2 Corinthians 6:13

14Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç'lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?Select 2 Corinthians 6:14

15Dhe ç'harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç'pjesë ka besimtari me jobesimtarin?Select 2 Corinthians 6:15

16Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: ''Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im''.Select 2 Corinthians 6:16

17Prandaj ''dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t'ju pranoj,Select 2 Corinthians 6:17

18dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm''.Select 2 Corinthians 6:18

Next: 2 Corinthians 7Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

2 Corinthians

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.