2 Timothy 1
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Pali, apostulli i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jezus,Select 2 Timothy 1:1
2Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.Select 2 Timothy 1:2
3E falënderoj Perëndinë, të cilit i shërbej sikurse edhe të parët e mi me ndërgjegje të pastër, se pa pushim të kujtoj në lutjet e mia, ditë e natë;Select 2 Timothy 1:3
4dhe, kur kujtoj lotët e tu, kam shumë mall të të shoh që të mbushem me gëzim,Select 2 Timothy 1:4
5sepse kujtoj besimin e sinqertë që është në ty, i cili më parë ishte te gjyshja jote Loide dhe te nëna jote Eunike, dhe jam i bindur se është edhe te ti.Select 2 Timothy 1:5
6Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia.Select 2 Timothy 1:6
7Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.Select 2 Timothy 1:7
8Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua, të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë,Select 2 Timothy 1:8
9që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëveSelect 2 Timothy 1:9
10dhe tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, që e prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit,Select 2 Timothy 1:10
11për të cilin unë u caktova predikues, apostull dhe mësues i johebrenjve.Select 2 Timothy 1:11
12Për këtë arsye unë po vuaj edhe nga këto gjëra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë.Select 2 Timothy 1:12
13Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus.Select 2 Timothy 1:13
14Ruaje visarin e mirë me anë të Frymës së Shenjtë që rri te ne.Select 2 Timothy 1:14
15Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni.Select 2 Timothy 1:15
16Zoti i dhëntë mëshirë familjes së Onesiforit, sepse shpeshherë më dha zemër dhe nuk pati turp nga prangat e mia;Select 2 Timothy 1:16
17madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë zell dhe më gjeti.Select 2 Timothy 1:17
18Zoti i dhëntë të gjejë mëshirë nga ana e Zotit në atë ditë. Ti e di më mirë se askush sa shërbime më bëri në Efes.Select 2 Timothy 1:18
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation