2 Timothy 2
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus;Select 2 Timothy 2:1
2dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë.Select 2 Timothy 2:2
3Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit.Select 2 Timothy 2:3
4Sepse asnjë nga ata që shkojnë ushtarë nuk ngatërrohet me punërat e jetës, që t'i pëlqejë atij që e mori ushtar.Select 2 Timothy 2:4
5Po ashtu, nëse dikush merr pjesë në gara, nuk kurorëzohet po të mos ketë luftuar sipas rregullave.Select 2 Timothy 2:5
6Bujku që mundohet duhet ta marrë i pari pjesën e fryteve.Select 2 Timothy 2:6
7Mendo për ato që të them, sepse Zoti do të të japë mend për të gjitha.Select 2 Timothy 2:7
8Kujto që Jezu Krishti, nga fisi i Davidit, u ngjall së vdekuri sipas ungjillit tim,Select 2 Timothy 2:8
9për të cilin unë po vuaj deri edhe në pranga posi keqbërës; por fjala e Perëndisë nuk lidhet në pranga.Select 2 Timothy 2:9
10Prandaj unë i duroj të gjitha për shkak të të zgjedhurve, që ata të kenë shpëtimin që është në Krishtin Jezus, bashkë me lavdi të përjetshme.Select 2 Timothy 2:10
11Kjo fjalë është e vërtetë, sepse, nëse ne vdiqëm me të, me të edhe do të rrojmë;Select 2 Timothy 2:11
12në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të; po ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë.Select 2 Timothy 2:12
13Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.Select 2 Timothy 2:13
14Ua kujto atyre këto gjëra, duke u përbetuar përpara Zotit të mos hahen kot me fjalë pa asnjë dobi, në dëm të atyre që dëgjojnë.Select 2 Timothy 2:14
15Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.Select 2 Timothy 2:15
16Shmangu nga fjalët e kota dhe profane, sepse do të çojnë në pabesi,Select 2 Timothy 2:16
17dhe fjala e tyre do të brejë si një gangrenë; ndër këta janë Himeneu dhe Fileti,Select 2 Timothy 2:17
18të cilët dolën jashtë rrugës së të vërtetës, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave.Select 2 Timothy 2:18
19Megjithatë themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur, dhe ka këtë vulë: "Zoti i njeh të vetët", dhe: "Le t'i largohet paudhësisë kushdo që përmend emrin e Krishtit".Select 2 Timothy 2:19
20Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa për të nderuar; të tjerat për të mos nderuar.Select 2 Timothy 2:20
21Pra, në qoftë se dikush pastrohet nga këto gjëra, do të jetë një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë.Select 2 Timothy 2:21
22Largohu nga pasionet rinore dhe bjeru pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata që e thërresin në ndihmë Zotin me zemër të pastër.Select 2 Timothy 2:22
23Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojnë grindje.Select 2 Timothy 2:23
24Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar njerëzit dhe i durueshëm,Select 2 Timothy 2:24
25duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën,Select 2 Timothy 2:25
26dhe të vijnë në vete, duke shpëtuar nga laku i djallit, që i ka zënë robër të vullnetit të tij.Select 2 Timothy 2:26
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation