Skip to content
Church.wiki
Acts

Acts 18

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint.Select Acts 18:1

2Dhe si gjeti një farë Judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë Judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata.Select Acts 18:2

3Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.Select Acts 18:3

4Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte Judenj dhe Grekë.Select Acts 18:4

5Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t'u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.Select Acts 18:5

6Por duke qenë se ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: ''Gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj, unë jam i pastër; që tashti e tutje do të shkoj te johebrenjtë''.Select Acts 18:6

7Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri në shtëpinë e një farë njeriu me emër Just, i cili i shërbente Perëndisë dhe e kishte shtëpinë ngjtur me sinagogën.Select Acts 18:7

8Dhe Krispi, kreu i sinagogës, besoi te Zoti me gjithë shtëpinë e tij; edhe shumë Korintas, duke dëgjuar Palin, besuan dhe u pagëzuan.Select Acts 18:8

9Një natë Zoti i tha Palit në vegim: ''Mos druaj, por fol dhe mos pusho,Select Acts 18:9

10sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet''.Select Acts 18:10

11Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj, duke mësuar ndër ta fjalën e Perëndisë.Select Acts 18:11

12Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, Judenjtë u ngritën me një mendje kundër Palit dhe e çuan në gjykatë,Select Acts 18:12

13duke thënë: ''Ky ua mbush mendjen njerëzve t'i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin''.Select Acts 18:13

14Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha Judenjve: ''Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o Judenj, do t'ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;Select Acts 18:14

15por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave''.Select Acts 18:15

16Dhe i përzuri ata nga gjykata.Select Acts 18:16

17Atëherë të gjithë Grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t'ia dinte fare për këto gjëra.Select Acts 18:17

18Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.Select Acts 18:18

19Dhe, kur arriti në Efes, i la aty, po vetë hyri në sinagogë dhe filloi të diskutojë me Judenjtë.Select Acts 18:19

20Ata iu lutën të rrinte me ta më gjatë, por ai nuk pranoi;Select Acts 18:20

21por u nda prej tyre duke thënë: ''Më duhet gjithsesi ta kaloj festën e ardhshme në Jeruzalem, por, në dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju''. Dhe u nis nga Efesi nëpër det.Select Acts 18:21

22Si zbarkoi në Cezari, u ngjit në Jeruzalem, dhe si u përshëndet me kishën, zbriti në Antioki.Select Acts 18:22

23Dhe, mbasi qëndroi atje pak kohë, u nis dhe përshkoi me radhë rrethinat e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë dishepujt.Select Acts 18:23

24Por një Jude, me emër Apollo, lindur në Aleksandri, njeri orator dhe njohës i Shkrimit, arriti në Efes.Select Acts 18:24

25Ai ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe, i zjarrtë në frymë, fliste dhe mësonte me zell gjërat e Zotit, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.Select Acts 18:25

26Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.Select Acts 18:26

27Pastaj, mbasi ai donte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër dhe u shkruan dishepujve që ta prisnin. Mbasi arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata që kishin besuar me anë të hirit.Select Acts 18:27

28Ai në fakt, i kundërshtonte botërisht me forcë të madhe Judenjtë, duke treguar me anë të Shkrimeve se Jezusi është Krishti.Select Acts 18:28

Next: Acts 19Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Acts

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.