Colossians 3
Albanian Bible
Translation: ALB
1Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.Select Colossians 3:1
2Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,Select Colossians 3:2
3sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.Select Colossians 3:3
4Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.Select Colossians 3:4
5Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;Select Colossians 3:5
6për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,Select Colossians 3:6
7midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.Select Colossians 3:7
8Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.Select Colossians 3:8
9Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,Select Colossians 3:9
10edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.Select Colossians 3:10
11Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.Select Colossians 3:11
12Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin,Select Colossians 3:12
13duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.Select Colossians 3:13
14Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.Select Colossians 3:14
15Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!Select Colossians 3:15
16Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!Select Colossians 3:16
17Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.Select Colossians 3:17
18Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.Select Colossians 3:18
19Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.Select Colossians 3:19
20Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.Select Colossians 3:20
21Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.Select Colossians 3:21
22Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t'u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.Select Colossians 3:22
23Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,Select Colossians 3:23
24duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.Select Colossians 3:24
25Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë.Select Colossians 3:25
Albanian Bible (ALB) · Public Domain