Skip to content
Church.wiki
Ephesians

Ephesians 3

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Për këtë arsye unë, Pali, jam i burgosuri i Jezu Krishtit për ju johebrenjtë,Select Ephesians 3:1

2dhe nëse keni dëgjuar për dhënien e hirit të Perëndisë, që më është besuar për ju;Select Ephesians 3:2

3se si, me zbulesë, ai ma bëri të njohur misterin, sikurse ju shkrova më përpara me pak fjalë.Select Ephesians 3:3

4Duke i lexuar këto, ju mund të kuptoni cila është inteligjenca ime në misterin e Krishtit,Select Ephesians 3:4

5që nuk iu bë i njohur në epokat e tjera bijve të njerëzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve të shenjtë dhe profetëve të tij me anë të Frymës,Select Ephesians 3:5

6që johebrenjtë të jenë bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin nëpërmjet ungjillit,Select Ephesians 3:6

7shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhunëtisë së hirit të Perëndisë që m'u dha në sajë të fuqisë së tij.Select Ephesians 3:7

8Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m'u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,Select Ephesians 3:8

9dhe për t'u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit;Select Ephesians 3:9

10që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë,Select Ephesians 3:10

11sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,Select Ephesians 3:11

12në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.Select Ephesians 3:12

13Për këtë arsye ju lutem që të mos dekurajoheni për shkak të mundimeve të mia që vuaj për ju, e cila është lavdia juaj.Select Ephesians 3:13

14Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht,Select Ephesians 3:14

15nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë,Select Ephesians 3:15

16që t'ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm,Select Ephesians 3:16

17që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit,Select Ephesians 3:17

18që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia,Select Ephesians 3:18

19dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.Select Ephesians 3:19

20Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,Select Ephesians 3:20

21atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.Select Ephesians 3:21

Next: Ephesians 4Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Ephesians

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.