Skip to content
Church.wiki
Ephesians

Ephesians 4

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët,Select Ephesians 4:1

2me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,Select Ephesians 4:2

3duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.Select Ephesians 4:3

4Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.Select Ephesians 4:4

5Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,Select Ephesians 4:5

6një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.Select Ephesians 4:6

7Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.Select Ephesians 4:7

8Për ç'ka Shkrimi thotë: ''Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve''.Select Ephesians 4:8

9Tani kjo: ''Ai u ngjit'', ç'do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?Select Ephesians 4:9

10Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.Select Ephesians 4:10

11Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,Select Ephesians 4:11

12për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,Select Ephesians 4:12

13derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,Select Ephesians 4:13

14që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,Select Ephesians 4:14

15por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.Select Ephesians 4:15

16Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.Select Ephesians 4:16

17Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,Select Ephesians 4:17

18të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.Select Ephesians 4:18

19Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.Select Ephesians 4:19

20Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,Select Ephesians 4:20

21në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,Select Ephesians 4:21

22që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,Select Ephesians 4:22

23dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suajSelect Ephesians 4:23

24dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.Select Ephesians 4:24

25Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t'i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.Select Ephesians 4:25

26Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;Select Ephesians 4:26

27dhe mos i jepni vend djallit.Select Ephesians 4:27

28Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t'i japë diçka atij që ka nevojë.Select Ephesians 4:28

29Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t'u japë hir atyre që dëgjojnë.Select Ephesians 4:29

30Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.Select Ephesians 4:30

31Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.Select Ephesians 4:31

32Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.Select Ephesians 4:32

Next: Ephesians 5Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Ephesians

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.