Ephesians 5
Albanian Bible
Translation: ALB
1Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,Select Ephesians 5:1
2edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.Select Ephesians 5:2
3Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;Select Ephesians 5:3
4as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.Select Ephesians 5:4
5Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.Select Ephesians 5:5
6Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.Select Ephesians 5:6
7Mos jini, pra, shokë me ta.Select Ephesians 5:7
8Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,Select Ephesians 5:8
9sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,Select Ephesians 5:9
10duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.Select Ephesians 5:10
11Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni,Select Ephesians 5:11
12sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.Select Ephesians 5:12
13Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.Select Ephesians 5:13
14Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''.Select Ephesians 5:14
15Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,Select Ephesians 5:15
16duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.Select Ephesians 5:16
17Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.Select Ephesians 5:17
18Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,Select Ephesians 5:18
19duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,Select Ephesians 5:19
20duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;Select Ephesians 5:20
21nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!Select Ephesians 5:21
22Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,Select Ephesians 5:22
23sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.Select Ephesians 5:23
24Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.Select Ephesians 5:24
25Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,Select Ephesians 5:25
26që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,Select Ephesians 5:26
27që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.Select Ephesians 5:27
28Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.Select Ephesians 5:28
29Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,Select Ephesians 5:29
30sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.Select Ephesians 5:30
31''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''.Select Ephesians 5:31
32Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.Select Ephesians 5:32
33Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.Select Ephesians 5:33
Albanian Bible (ALB) · Public Domain