Skip to content
Church.wiki
Ephesians

Ephesians 6

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.Select Ephesians 6:1

2''Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'', ky është urdhërimi i parë me premtim,Select Ephesians 6:2

3''që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe''.Select Ephesians 6:3

4Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.Select Ephesians 6:4

5Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,Select Ephesians 6:5

6duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,Select Ephesians 6:6

7duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,Select Ephesians 6:7

8duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.Select Ephesians 6:8

9Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.Select Ephesians 6:9

10Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.Select Ephesians 6:10

11Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,Select Ephesians 6:11

12sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.Select Ephesians 6:12

13Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t'i keni kryer çdo gjë.Select Ephesians 6:13

14Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë,Select Ephesians 6:14

15dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes,Select Ephesians 6:15

16mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.Select Ephesians 6:16

17Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,Select Ephesians 6:17

18duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,Select Ephesians 6:18

19dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,Select Ephesians 6:19

20për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë.Select Ephesians 6:20

21Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t'ju informojë për të gjitha;Select Ephesians 6:21

22të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja.Select Ephesians 6:22

23Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht.Select Ephesians 6:23

24Hiri qoftë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jezu Krisht me sinqeritet.Select Ephesians 6:24

Next: Philippians 1Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Ephesians

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.