Skip to content
Church.wiki
Exodus

Exodus 25

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Zoti i foli Moisiut duke thënë:Select Exodus 25:1

2"U thuaj bijve të Izraelit që të më bëjnë një ofertë; do ta pranoni ofertën nga çdo njeri që e bën i shtyrë nga zemra e tij.Select Exodus 25:2

3Dhe kjo është oferta që do të pranoni prej tyre: ar, argjend dhe bronz;Select Exodus 25:3

4stofa me ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë; li të hollë dhe lesh dhie;Select Exodus 25:4

5lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, lëkurë baldose dhe dru akacie;Select Exodus 25:5

6vaj për dritën e shandanit, aroma për vajin e vajosjes dhe për temianin erëmirë;Select Exodus 25:6

7gurë oniksi dhe gurë për të ngallmuar në petkun e priftërinjve dhe në gjoksore.Select Exodus 25:7

8Le të më bëjnë një shenjtërore, që unë të banoj në mes tyre.Select Exodus 25:8

9Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t'iu tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për modelin e të gjitha orendive.Select Exodus 25:9

10Do të bëjnë, pra, një arkë prej druri të akacies, i gjatë dy kubitë e gjysmë, i gjërë një kubit e gjysmë dhe i lartë një kubit e gjysmë.Select Exodus 25:10

11Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t'i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark.Select Exodus 25:11

12Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t'i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër.Select Exodus 25:12

13Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t'i veshësh me ar.Select Exodus 25:13

14Pastaj do t'i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur.Select Exodus 25:14

15Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.Select Exodus 25:15

16Dhe në arkë do të vësh Dëshminë që do të të jap.Select Exodus 25:16

17Do të bësh edhe një pajtues prej ari safi; gjatësia e tij do të jetë dy kubitë e gjysmë, dhe gjerësia e tij një kubit e gjysmë.Select Exodus 25:17

18Do të bësh pastaj dy kerubinë prej ari; këta do të punohen me çekiç në të dy skajet e pajtuesit;Select Exodus 25:18

19bëje një kerubin në një nga skajet dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët do t'i bëni prej një cope të vetme me pajtuesin në skajet e tij.Select Exodus 25:19

20Dhe kerubinët do t'i kenë krahët e hapura me drejtim lart, në mënyrë që të mbulojnë pajtuesin me krahët e tyre; do të kenë drejtim nga njëri tjetri, ndërsa fytyrat e kerubinëve do të jenë të kthyera në drejtim të pajtuesit.Select Exodus 25:20

21Do ta vësh pastaj pajtuesin lart, mbi arkën; dhe në arkë do të futësh Dëshminë që do të të jap.Select Exodus 25:21

22Aty unë do të të takoj, nga lart, mbi pajtuesin, midis dy kerubinëve që janë mbi arkën e dëshmisë, do të të njoftoj tërë urdhërat që do të të jap për bijtë e Izraelit.Select Exodus 25:22

23Do të bësh edhe një tryezë prej druri të akacies, e gjatë dy kubitë, e gjërë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.Select Exodus 25:23

24Do ta veshësh me ar safi dhe do t'i bësh rreth e qark një kurorë prej ari.Select Exodus 25:24

25Do t'i bësh rreth e përqark një buzë të lartë një pëllëmbë dore dhe rreth kësaj buze një kurorë prej ari.Select Exodus 25:25

26Do t'i bësh gjithashtu katër unaza ari dhe do t'i vësh unazat në katër qoshet, që ndodhen në katër këmbët e tryezës.Select Exodus 25:26

27Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën.Select Exodus 25:27

28Shufrat do t'i bësh me dru të akacies dhe do t'i veshësh me ar; ato do të shërbejnë për të mbajtur tryezën.Select Exodus 25:28

29Do të përgatisësh edhe pjatat e tij, gotat e tij, kupat e tij dhe filxhanët e tij me të cilët bëhen libacionet; dhe do t'i bësh me ar safi.Select Exodus 25:29

30Dhe do të vësh mbi tryezë bukën e paraqitjes, që do të rrijë vazhdimisht para meje.Select Exodus 25:30

31Do të përgatisësh një shandan prej ari safi; shandani, këmba dhe trungu i tij do të punohen me çekiç; kupat, mollët dhe lulet e tij do të jenë një copë.Select Exodus 25:31

32Nga anët e tij do të dalin gjashtë krahë: tre krahë nga njëra anë e shandanit dhe tre krahë nga ana tjetër e tij;Select Exodus 25:32

33mbi njerin krah do të modelohen tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule, dhe mbi krahun tjetër tri kupa në formë të bajames, me një mollë dhe një lule. Kështu do të veprohet për gjashtë krahët që dalin nga shandani.Select Exodus 25:33

34Në trungun e shandanit do të ketë katër kupa në formë të bajames, me mollët dhe lulet e tyre.Select Exodus 25:34

35Do të ketë një mollë poshtë dy krahëve të parë që dalin prej tij, një mollë poshtë dy krahëve të tjerë që dalin jashtë tij, dhe një mollë poshtë dy krahëve të fundit që dalin prej shandanit: kështu do të bëhet për të gjashtë krahët që dalin nga shandani.Select Exodus 25:35

36Këto mollë dhe këta krahë, do të përbëjnë tërësinë, shandani do të jetë prej ari safi dhe i punuar me çekiç.Select Exodus 25:36

37Do të bësh edhe shtatë llambat e tij, të cilat duhet të vendosen në mënyrë që të ndriçojnë pjesën e përparme të shandanit.Select Exodus 25:37

38Dhe tërë veglat për të lëvizur qiririn dhe mbajtësin e tij do të jenë prej ari safi.Select Exodus 25:38

39Shandani dhe veglat e tij do të bëhen me një talent prej ari të papërzier.Select Exodus 25:39

40Dhe shiko të bësh çdo gjë simbas modelit që t'u tregua në mal".Select Exodus 25:40

Next: Exodus 26Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Exodus

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.