Exodus 39
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Pastaj me stofa ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, bëri rroba të punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, dhe bënë rrobat e shenjta për Aaronin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 39:1
2Ai bëri efodin prej ari e me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur.Select Exodus 39:2
3Dhe e rrahën arin në peta dhe e prenë në fije, për ta endur në stofën ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe dhe në lirin e hollë të përdredhur: puna e një artizani të shkathët.Select Exodus 39:3
4I bënë edhe supore të bashkuara; kështu efodi mbahej tok në të dy skajet e tij.Select Exodus 39:4
5Dhe brezi i punuar artistikisht që ishte mbi efodin për ta lidhur kishte po atë përgatitje: me ar, me fije, ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 39:5
6Pastaj u punuan gurët e oniksit, që u ngallmuan në rrathë ari, dhe që u gdhendën, ashtu siç gdhenden vulat e vogla, me emrat e bijve të Izraelit.Select Exodus 39:6
7Ai pastaj i vuri mbi suporet e efodit, si gurë për të përkujtuar bijtë e Izraelit ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 39:7
8Pastaj ai bëri pektoralin e punuar artistikisht, ashtu si puna e efodit: me ar, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.Select Exodus 39:8
9Pektorali kishte formë katrore; e bënë të palosur më dysh, të gjatë sa pëllëmba dhe të gjerë po aq, kur ishte i palosur më dysh.Select Exodus 39:9
10Dhe u ngallmuan katër radhë gurësh; në radhën e parë: një sardon, një topaz dhe një smerald;Select Exodus 39:10
11në radhën e dytë: një rubin, një safir dhe një diamant;Select Exodus 39:11
12në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;Select Exodus 39:12
13në radhën e katërt: një grizolit, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë ishin futur në rrathët e tyre prej ari.Select Exodus 39:13
14Gurët u korrespondonin emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre të gdhendur si vula, secili me emrin e njërit nga dymbëdhjetë fiset.Select Exodus 39:14
15Mbi pektoralin bënë gjithashtu zinxhirë prej ari safi, të lidhur si kordonë.Select Exodus 39:15
16Bënë edhe dy rrathë të artë dhe dy unaza të arta, dhe i vunë dy unazat në dy skajet e pektoralit.Select Exodus 39:16
17Pastaj i fiksuan të dy kordonët e artë mbi të dy unazat, në skajet e pektoralit;Select Exodus 39:17
18pas kësaj fiksuan dy majat e dy kordonëve në të dy rrathët dhe i vendosën mbi dy suporet e efodit, në pjesën e përparme të tij.Select Exodus 39:18
19Bënë gjithashtu dy unaza ari dhe i vunë në dy skajet e pektoralit, në buzën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.Select Exodus 39:19
20Bënë gjithashtu dy unaza të tjera ari dhe i vunë mbi dy suporet e efodit poshtë, nga përpara, pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.Select Exodus 39:20
21Pastaj i lidhën unazat e pektoralit me unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, me qëllim që pektorali të rrinte mbi brezin e punuar artistikisht të efodit, dhe të mos shkëputej prej këtij të fundit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 39:21
22Ai bëri gjithashtu mantelin e efodit, i tëri ngjyrë vjollce, një punim prej endësi.Select Exodus 39:22
23Në mes të mantelit kishte një hapje, për të futur kokën; rreth e qark hapjes kishte një buzë stofi të punuar, ashtu si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhej.Select Exodus 39:23
24Mbi buzën e mantelit bënë disa shegë në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, me fill të përdredhur.Select Exodus 39:24
25Dhe bënë disa zile prej ari të pastër; dhe i vunë në mes të shegëve në buzën e mantelit, rreth e qark shegëve;Select Exodus 39:25
26një zile dhe një shegë, një zile dhe një shegë, rreth e përqark, mbi buzën e mantelit, për të bërë shërbimin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 39:26
27Ata bënë edhe tunikat prej liri të hollë; një punë prej endësi, për Aaronin dhe bijtë e tij,Select Exodus 39:27
28çallma prej liri të hollë, zbukurimin e mbulesave të kokës prej liri të hollë dhe pantallonat prej liri të hollë të përdredhur,Select Exodus 39:28
29dhe brezin prej liri të hollë të përdredhur, në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, një punë prej qëndistari, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 39:29
30Pastaj bënë pllakën e diademës së shenjtë prej ari safi dhe gdhendën mbi të si mbi një vulë fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.Select Exodus 39:30
31Dhe mbërthyen në të një kordele ngjyrë vjollce për ta lidhur në majë të çallmës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.Select Exodus 39:31
32Kështu përfundoi tërë puna e tabernakullit dhe e çadrës së mbledhjes. Bijtë e Izraelit vepruan sipas të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut; ata vepruan në këtë mënyrë.Select Exodus 39:32
33Pastaj i çuan Moisiut tabernakullin, çadrën dhe tërë veglat e saj, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tyre,Select Exodus 39:33
34mbulesën me lëkura dashi të ngjyera në të kuq, mbulesën me lëkura baldose dhe velin e perdes,Select Exodus 39:34
35arkën e dëshmisë me shtizat e saj dhe pajtuesin,Select Exodus 39:35
36tryezën me të gjitha veglat e saj dhe bukën e paraqitjes,Select Exodus 39:36
37shandani prej ari safi me llambat e tij (llambat e vendosura në rregull), të gjitha orenditë e tij dhe vajin për dritën e shandanit,Select Exodus 39:37
38altarin prej ari, vajin e vajosjes, temjanin e parfumuar dhe perden për hyrjen e çadrës,Select Exodus 39:38
39altarin prej bronzi, grilën e tij prej bronzi, shtizat e tij dhe të gjitha veglat e tij, legenin me bazën e tij,Select Exodus 39:39
40perdet e oborrit, shtyllat e tij me gjithë bazat, perden për hyrjen e oborrit, kordonët e oborrit, kunjat e tij dhe të gjitha veglat për shërbimin e tabernakullit, për çadrën e mbledhjes,Select Exodus 39:40
41rrobat e punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj.Select Exodus 39:41
42Bijtë e Izraelit e kryen tërë punën, sipas të gjitha porosive që Zoti i kishte dhënë Moisiut.Select Exodus 39:42
43Moisiu, pra, shqyrtoi tërë punën; dhe ja, ata e kishin kryer simbas urdhrave të Zotit; ata e kishin bërë kështu. Kështu Moisiu i bekoi.Select Exodus 39:43
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation