Skip to content
Church.wiki
Ezekiel

Ezekiel 20

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Ja, ndodhi në vitin e shtatë, më dhjetë të muajit të pestë, që disa nga pleqtë e Izraelit erdhën të konsultohen me Zotin dhe u ulën para meje.Select Ezekiel 20:1

2Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë:Select Ezekiel 20:2

3"Bir njeriu, folu pleqve të Izraelit dhe u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A keni ardhur të më konsultoni? Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, nuk do të lejoj të konsultohem prej jush", thotë Zoti, Zoti.Select Ezekiel 20:3

4"A do t'i gjykosh, a do t'i gjykosh, bir njeriu? Bëji të njohin veprimet e neveritshme të etërve të tyre,Select Ezekiel 20:4

5dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ditën kur zgjodha Izraelin dhe ngrita dorën për betim pasardhësve të shtëpisë së Jakobit dhe e bëra veten të njohur në vendin e Egjiptit, ngrita dorën përSelect Ezekiel 20:5

6Atë ditë ngrita dorën duke ju betuar atyre se do t'i nxirrja nga vendi i Egjiptit dhe do t'i çoja në një vend që kisha vëzhguar për ta ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve.Select Ezekiel 20:6

7Pastaj u thashë atyre: Secili të flakë gjërat e neveritshme që janë para syve të tij dhe mos u ndotni me idhujt e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.Select Ezekiel 20:7

8Por ata u rebeluan kundër meje dhe nuk deshën të më dëgjojnë; asnjë prej tyre nuk flaku gjërat e neveritshme që ishin para syve të tyre dhe nuk braktisi idhujt e Egjiptit. Atëherë vendosa të derdh mbi ta tërbimin tim dhe të shfryj mbi ta zemërimin tim në mes të vendit të Egjiptit.Select Ezekiel 20:8

9Megjithatë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej para kombeve në mes të të cilëve ata ndodheshin, në sytë e të cilëve më kishin njohur, për t'i nxjerrë nga vendi i Egjiptit.Select Ezekiel 20:9

10Kështu i nxora nga vendi i Egjiptit dhe i çova në shkretëtirë.Select Ezekiel 20:10

11U dhashë atyre statutet e mia dhe u bëra të njohura dekretet e mia, duke respektuar të cilat, njeriu do të jetojë për ato.Select Ezekiel 20:11

12Gjithashtu u dhashë atyre të shtunat e mia, me qëllim që të ishin një shënjë midis meje dhe atyre, dhe që të njihnin që unë jam Zoti që i shenjtëroj.Select Ezekiel 20:12

13Por shtëpia e Izraelit u rebelua kundër meje në shkretëtirë; nuk eci sipas statuteve të mia dhe hodhi poshtë dekretet e mia, duke respektuar të cilat njeriu do të jetojë për ato, dhe përdhosën me të madhe të shtunat e mia. Kështu unë vendosa të hedh mbi ta zemërimin tim për ti zhdukur në shkretëtirë.Select Ezekiel 20:13

14Megjithatë unë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve unë i kisha bërë të dalin nga Egjipti.Select Ezekiel 20:14

15Ngrita madje dorën në shkretëtirë, duke u betuar se nuk do t'i bëja të hynin në vendin që u kisha dhënë atyre, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve,Select Ezekiel 20:15

16sepse kishin hedhur poshtë dekretet e mia, nuk kishin ecur sipas statuteve të mia dhe kishin përdhosur të shtunat e mia, sepse zemra e tyre shkonte pas idhujve të tyre.Select Ezekiel 20:16

17Megjithatë syri im i fali nga shkatërrimi dhe nuk i shfarosa krejt në shkretëtirë.Select Ezekiel 20:17

18Pastaj u thashë bijve të tyre në shkretëtirë: "Mos ecni sipas statuteve të etërve tuaj, mos respektoni dekretet e tyre dhe mos u ndotni me idhujt e tyre.Select Ezekiel 20:18

19Unë jam Zoti, Perëndia juaj; ecni sipas statuteve të mia, respektoni dekretet e mia dhe i vini në praktikë,Select Ezekiel 20:19

20shenjtëroni të shtunat e mia dhe ato le të jenë një shenjë midis meje dhe jush, në mënyrë që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj".Select Ezekiel 20:20

21Por bijtë u rebeluan kundër meje; nuk ecën sipas statuteve të mia, nuk respektuan dekretet e mia për t'i vënë në jetë, duke i respektuar të cilat njeriu do të jetojë për to; përdhosën të shtunat e mia, dhe kështu vendosa të derdh mbi ta tërbimin tim dhe të shfryj mbi ta zemërimin tim në shkretëtirë.Select Ezekiel 20:21

22Megjithatë unë e tërhoqa dorën dhe veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve i kisha nxjerrë nga Egjipti.Select Ezekiel 20:22

23Por ngrita dorën në shkretëtirë, duke u betuar që do t'i shpërndaja midis kombeve dhe do t'i hallakatja nëpër tërë vendet,Select Ezekiel 20:23

24Sepse nuk vinin në jetë dekretet e mia, por i hidhnin poshtë statutet e mia, përdhosnin të shtunat e mia dhe sytë e tyre ishin drejtuar te idhujt e etërve të tyre.Select Ezekiel 20:24

25Prandaj u dhashë statute jo të mira dhe dekrete me të cilat nuk mund të jetonin;Select Ezekiel 20:25

26dhe i molepsa me vetë dhuratat e tyre, me qenë se ata kalonin nëpër zjarr çdo të parëlindur të tyre, për t'i katandisur në shkretim të plotë me qëllim që të pranonin që unë jam Zoti.Select Ezekiel 20:26

27Prandaj bir njeriu, foli shtëpisë së Izraelit dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zotit. Etërit tuaj më kanë fyer edhe në këtë rast, duke u sjellë pabesisht me mua:Select Ezekiel 20:27

28mbasi i futa në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar, ata i kthyen sytë në çdo kodër të lartë dhe në çdo dru gjetheshumë dhe atje ofruan flijimet e tyre dhe paraqitën ofertat e tyre provokuese; atje vunë parfumet e tyre me erë të këndshme dhe atje derdhën libacionet e tyre.Select Ezekiel 20:28

29Atëherë u thashë atyre: Ç'është vendi i lartë në të cilin shkoni? Kështu vazhdojnë ta quajnë "vendi i lartë" deri ditën e sotme.Select Ezekiel 20:29

30Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: A doni të ndoteni duke ndjekur rrugën e etërve tuaj dhe të kurvëroheni me idhujt e tyre të urrejtshëm?Select Ezekiel 20:30

31Në fakt kur ofroni dhuratat tuaja dhe kaloni nëpër zjarr bijt tuaj, ju e ndotni veten deri ditën e sotme me të gjithë idhujt tuaj. Prandaj nuk do të lejoj të konsultohem nga ju, o shtëpi e Izraelit. Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë nuk do të lejoj të konsultohem nga ju.Select Ezekiel 20:31

32Dhe nuk do të ndodhë aspak ajo që ju shkon ndër mend, kur thoni: "Ne jemi si kombet, si familjet e vendeve të tjera, që i ngrenë kult drurit dhe gurit"".Select Ezekiel 20:32

33"Siç ësthe e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë do të mbretëroj mbi ju me dorë të fortë, me krahun e shtrirë dhe me një tërbim të shfrenuar.Select Ezekiel 20:33

34Do t'ju nxjerr nga mesi i popujve dhe do t'ju mbledh nga vendet në të cilët jeni shpërndarë me dorë të fortë, me krahë të shtrirë dhe me tërbim të shfrenuar,Select Ezekiel 20:34

35dhe do t'ju çoj në shkretëtirën e popujve, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ju, ballë për ballë.Select Ezekiel 20:35

36Ashtu siç e zbatova gjykimin tim mbi etërit tuaj në shkretëtirën e vendit të Egjiptit, kështu do ta zbatoj gjykimin tim mbi ju", thotë Zoti, Zoti.Select Ezekiel 20:36

37"Do të bëj që të kaloni nën shufër dhe do t'ju kthej në detyrimet e besëlidhjes.Select Ezekiel 20:37

38Do të ndaj nga ju rebelët dhe ata që janë të pabesë ndaj meje; do t'i nxjerr nga vendi ku banojnë, por nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.Select Ezekiel 20:38

39Ju, pra, shtëpia e Izraelit", kështu flet Zoti, Zoti: "Shkoni, u shërbeni secili idhujve tuaj; por pastaj do të më dëgjoni dhe nuk do të përdhosni më emrin tim të shenjtë me dhuratat tuaja dhe me idhujt tuaj.Select Ezekiel 20:39

40Sepse mbi malin tim të shenjtë, mbi malin e lartë të Izraelit", thotë Zoti, Zoti, "atje tërë shtëpia e Izraelit, të gjithë ata që do të jenë në vend, do të më shërbejnë; atje do të kënaqem me ta, do të kërkoj ofertat tuaja dhe dhuratat tuaja prodhimet e hershme së bashku më të gjitha sendet tuaja të shenjtëruara.Select Ezekiel 20:40

41Unë do të kënaqem me ju si me një parfum me erë shumë të këndshme, kur do t'ju nxjerr nga mesi i popujve dhe t'ju mbledh nga vendet ku keni qenë shpërndarë; dhe do të shenjtërohem tek ju para syve të kombeve.Select Ezekiel 20:41

42Ju do të pranoni që unë jam Zoti, kur do t'ju çoj në tokën e Izraelit, në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar t'ia jepja etërve tuaj.Select Ezekiel 20:42

43Atje do të kujtoni sjelljen tuaj dhe të gjitha veprimet me të cilat jeni ndotur dhe do të ndjeni neveri për veten tuaj për të gjitha ligësitë që keni kryer.Select Ezekiel 20:43

44Kështu do të pranoni që unë jam Zoti, kur do të veproj me ju për hir të emrit tim dhe jo sipas sjelljes suaj të keqe dhe as sipas veprimeve tuaja të korruptuara, o shtëpi e Izraelit", thotë Zoti, Zoti".Select Ezekiel 20:44

45aaa see Fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:Select Ezekiel 20:45

46aaa see "Bir njeriu, kthe fytyrën nga jugu, fol hapur kundër jugut dhe profetizo kundër pyllit të fushës, Negevit,Select Ezekiel 20:46

47aaa see dhe i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez te ti një zjarr që do të gllabërojë çdo dru të blertë dhe çdo dru të thatë; flaka e zjarrtë nuk do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug do të digjet.Select Ezekiel 20:47

48aaa see Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur; nuk do të shuhet".Select Ezekiel 20:48

49aaa see Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot, ata thonë për mua: "A nuk flet ky me shëmbëlltyra?"Select Ezekiel 20:49

Next: Ezekiel 21Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Ezekiel

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.