Skip to content
Church.wiki
Galatians

Galatians 3

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?Select Galatians 3:1

2Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?Select Galatians 3:2

3A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?Select Galatians 3:3

4A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?Select Galatians 3:4

5Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?Select Galatians 3:5

6Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';Select Galatians 3:6

7Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.Select Galatians 3:7

8Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ''Të gjitha kombet do të bekohen në ty''.Select Galatians 3:8

9Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.Select Galatians 3:9

10Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar''.Select Galatians 3:10

11Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: ''I drejti do të rrojë me anë të besimit''.Select Galatians 3:11

12Dhe ligji nuk është nga besimi, por ''njeriu që do t'i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre''.Select Galatians 3:12

13Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që varet në dru''),Select Galatians 3:13

14që bekimi i Abrahamit t'u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.Select Galatians 3:14

15O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.Select Galatians 3:15

16Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: ''Edhe pasardhësve'' si të ishin shumë, por të një të vetme: ''Dhe pasardhjes sate'', pra Krishti.Select Galatians 3:16

17Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.Select Galatians 3:17

18Sepse, në qoftë se trashëgimi është nga ligji, nuk është më nga premtimi. Por Perëndia ia fali atë Abrahamit me anë të premtimit.Select Galatians 3:18

19Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi.Select Galatians 3:19

20Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një.Select Galatians 3:20

21A thua atëherë ligji është kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrsesi jo! Sepse po të ishte dhënë një ligj që mund të jepte jetë, drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit.Select Galatians 3:21

22Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t'u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.Select Galatians 3:22

23Dhe, para se të vinte besimi, ne ruheshim nën ligjin, si të mbyllur, duke pritur besimin që duhej të zbulohej.Select Galatians 3:23

24Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.Select Galatians 3:24

25Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më nën ndonjë mësues,Select Galatians 3:25

26sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.Select Galatians 3:26

27Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.Select Galatians 3:27

28Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.Select Galatians 3:28

29Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.Select Galatians 3:29

Next: Galatians 4Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Galatians

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.