Skip to content
Church.wiki
Genesis

Genesis 11

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.Select Genesis 11:1

2Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.Select Genesis 11:2

3Dhe i thanë njëri tjetrit: "O burra, të bëjmë tulla dhe t'i pjekim me zjarr!". Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.Select Genesis 11:3

4Dhe thanë: "O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t'i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut".Select Genesis 11:4

5Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.Select Genesis 11:5

6Dhe Zoti tha: "Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t'i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.Select Genesis 11:6

7O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit".Select Genesis 11:7

8Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.Select Genesis 11:8

9Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.Select Genesis 11:9

10Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.Select Genesis 11:10

11Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.Select Genesis 11:11

12Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.Select Genesis 11:12

13Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.Select Genesis 11:13

14Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi.Select Genesis 11:14

15Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.Select Genesis 11:15

16Eberi jetoi tridhjetë e katër vjet dhe lindi Pelegu.Select Genesis 11:16

17Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.Select Genesis 11:17

18Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu.Select Genesis 11:18

19Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija.Select Genesis 11:19

20Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu.Select Genesis 11:20

21Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.Select Genesis 11:21

22Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori;Select Genesis 11:22

23mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.Select Genesis 11:23

24Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu;Select Genesis 11:24

25mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.Select Genesis 11:25

26Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.Select Genesis 11:26

27Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.Select Genesis 11:27

28Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.Select Genesis 11:28

29Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.Select Genesis 11:29

30Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë.Select Genesis 11:30

31Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.Select Genesis 11:31

32Terahu jetoi dyqind e pesë vjet, pastaj Terahu vdiq në Haran.Select Genesis 11:32

Next: Genesis 12Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Genesis

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.