Skip to content
Church.wiki
Genesis

Genesis 21

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Zoti vizitoi Sarën, siç i kishte thënë; dhe Zoti i bëri Sarës ato që i kishte premtuar.Select Genesis 21:1

2Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë.Select Genesis 21:2

3Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte pjellë.Select Genesis 21:3

4Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.Select Genesis 21:4

5Por Abrahami ishte njëqind vjeç, kur i lindi biri i tij Isaku.Select Genesis 21:5

6Dhe Sara tha: "Perëndia më ka dhënë çka duhet për të qeshur, kushdo që do ta dëgjojë ka për të qeshur bashkë me mua".Select Genesis 21:6

7Dhe tha gjithashtu: "Kush mund t'i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij".Select Genesis 21:7

8Kështu, pra, fëmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditën që Isaku u zvordh Abrahami shtroi një gosti të madhe.Select Genesis 21:8

9Tani Sara pa që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.Select Genesis 21:9

10Atëherë ajo i tha Abrahamit: "Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun".Select Genesis 21:10

11Kjo gjë s'i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij.Select Genesis 21:11

12Por Perëndia i tha Abrahamit: "Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd.Select Genesis 21:12

13Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt".Select Genesis 21:13

14Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.Select Genesis 21:14

15Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje.Select Genesis 21:15

16Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!" Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.Select Genesis 21:16

17Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: "Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.Select Genesis 21:17

18Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh".Select Genesis 21:18

19Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.Select Genesis 21:19

20Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.Select Genesis 21:20

21Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti.Select Genesis 21:21

22Në atë kohë Abimeleku, së bashku me Pikolin, kreu i ushtrisë së tij, i foli Abrahamit duke i thënë: "Perëndia është me ty në tërë ato që bën;Select Genesis 21:22

23prandaj betohu këtu në emër të Perëndisë që ti s'ke për të gënjyer as mua, as bijtë e mi, as nipërit e mi, që ti do të përdorësh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atë dashamirësi që unë kam treguar ndaj teje".Select Genesis 21:23

24Abrahami u përgjegj: "Betohem".Select Genesis 21:24

25Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun për shkak të një pusi uji që shërbyesit e Abimelekut e kishin shtënë në dorë.Select Genesis 21:25

26Abimeleku tha: "Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje".Select Genesis 21:26

27Atëherë Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe të dy lidhën aleancë.Select Genesis 21:27

28Pastaj Abrahami vuri mënjanë shtatë qengja femër të kopesë.Select Genesis 21:28

29Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: "Ç'kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?".Select Genesis 21:29

30Abrahami u përgjegj: "Ti do t'i pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus".Select Genesis 21:30

31Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar.Select Genesis 21:31

32Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve.Select Genesis 21:32

33Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë.Select Genesis 21:33

34Dhe Abrahami qëndroi si i huaj shumë kohë në vendin e Filistejve.Select Genesis 21:34

Next: Genesis 22Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Genesis

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.