Genesis 5
Albanian Bible
Translation: ALB
1Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.Select Genesis 5:1
2Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.Select Genesis 5:2
3Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.Select Genesis 5:3
4Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.Select Genesis 5:4
5Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.Select Genesis 5:5
6Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.Select Genesis 5:6
7Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.Select Genesis 5:7
8Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.Select Genesis 5:8
9Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.Select Genesis 5:9
10Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.Select Genesis 5:10
11Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.Select Genesis 5:11
12Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.Select Genesis 5:12
13Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.Select Genesis 5:13
14Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.Select Genesis 5:14
15Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.Select Genesis 5:15
16Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.Select Genesis 5:16
17Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.Select Genesis 5:17
18Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.Select Genesis 5:18
19Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.Select Genesis 5:19
20Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.Select Genesis 5:20
21Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.Select Genesis 5:21
22Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.Select Genesis 5:22
23Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.Select Genesis 5:23
24Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.Select Genesis 5:24
25Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.Select Genesis 5:25
26Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.Select Genesis 5:26
27Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.Select Genesis 5:27
28Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;Select Genesis 5:28
29dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".Select Genesis 5:29
30Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.Select Genesis 5:30
31Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.Select Genesis 5:31
32Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.Select Genesis 5:32
Albanian Bible (ALB) · Public Domain