Skip to content
Church.wiki
Habakkuk

Habakkuk 3

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Lutja e profetit Habakuk mbi Shigionothin.Select Habakkuk 3:1

2"O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë; o Zot, bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve. Në zemërim e sipër, kujtoje mëshirën.Select Habakkuk 3:2

3Perëndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij.Select Habakkuk 3:3

4Shkëlqimi i tij ishte si drita, rreze si shkëndi dilnin nga dora e tij dhe aty fshihej fuqia e tij.Select Habakkuk 3:4

5Para tij ecte murtaja dhe murtaja e ethshme ndiqte hapat e tij.Select Habakkuk 3:5

6Ai ndalej dhe maste tokën, shikonte dhe i bënte kombet të dridheshin; malet e përjetshëm zhdukeshin, kodrat e lashta uleshin; rrugët e tij janë të përjetshme.Select Habakkuk 3:6

7Unë i shikoja në dëshpërim çadrat e Kushanit, pavijonet e vendit të Madianit dridheshin.Select Habakkuk 3:7

8O Zot, a merrte zjarr vallë zemërimi yt kundër lumenjve? A ishte zemërimi yt kundër lumenjve ose tërbimi yt kundër detit, kur shkoje hipur mbi kuajt e tu, mbi qerret e tua të fitores?Select Habakkuk 3:8

9Ti e ke zbuluar plotësisht harkun tënd, sipas betimeve që ke bërë mbi shigjetat e tua. Ti e ke ndarë tokën me lumenjtë.Select Habakkuk 3:9

10Malet të panë dhe u drodhën; uragani i ujit kaloi, humnera ka bërë të dëgjohet zëri i saj dhe ka ngritur duart lart.Select Habakkuk 3:10

11Dielli dhe hëna kanë mbetur në banesën e tyre; në dritën e shigjetave të tua lëvizën me të shpejtë, në vetëtimën e ushtës sate flakëruese.Select Habakkuk 3:11

12Ti e ke përshkuar dheun i indinjuar, i ke shkelur kombet i zemëruar.Select Habakkuk 3:12

13Ke dalë për të shpëtuar popullin tënd, për të shpëtuar të vajosurin tënd; ti ke goditur kokën e shtëpisë së të pabesit, duke e nxjerrë lakuriq nga themelet e deri lart.Select Habakkuk 3:13

14Ti ke shpuar me shigjetat e tua kokën e fshatrave të tij; ata kishin ardhur si një uragan për t'i shpërndarë, duke lëshuar britma gëzimi, sikur po gllabëronin të mjerin në fshehtësi.Select Habakkuk 3:14

15Me kuajt e tu ke ecur përmes detit, nëpërmjet një mase të madhe ujërash.Select Habakkuk 3:15

16Kam dëgjuar dhe të përbrendshmet e mia u drodhën dhe buzët e mia u drodhën në atë zë; një krimb hyri në kockat e mia dhe një frikë e madhe më pushtoi përbrenda. Megjithatë do të rri i qetë ditënSelect Habakkuk 3:16

17Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla,Select Habakkuk 3:17

18unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.Select Habakkuk 3:18

19Zoti, Zoti, është forca ime; ai do t'i bëjë këmbët e mia si ato të durëve dhe do të më bëjë të ecë mbi lartësitë e mia". Mjeshtrit të korit. Për veglat me tela.Select Habakkuk 3:19

Next: Zephaniah 1Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Habakkuk

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses a voice on this device.