Jeremiah 45
Albanian Bible
Translation: ALB
1Fjala që profeti Jeremia i drejtoi Barukut, birit të Neriahut, kur ky shkroi këto fjalë në një libër nën diktimin e Jeremias, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, duke i thënë:Select Jeremiah 45:1
2"Kështu të thotë ty Zoti, Perëndia i Izraelit, o Baruk:Select Jeremiah 45:2
3Ti thuaj: "Mjerë unë, sepse Zoti i shton hidhërimin dhembjes sime; unë jam lodhur së rënkuari dhe nuk gjej prehje".Select Jeremiah 45:3
4Kështu do t'i thuash atij: Kështu thotë Zoti: Ja unë do ta shëmb atë që kam ndërtuar dhe do ta shkul atë që kam mbjellë, dhe këtë në tërë vendin.Select Jeremiah 45:4
5Dhe ti kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko sepse, ja, unë do të sjell fatkeqësi mbi çdo mish" thotë Zoti, "por ty do të të jap jetën tënde si pre në tërë vendet ku do të shkosh".Select Jeremiah 45:5
Albanian Bible (ALB) · Public Domain