John 2
Albanian Bible
Translation: ALB
1Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.Select John 2:1
2Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.Select John 2:2
3Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ''Nuk kanë më verë!''.Select John 2:3
4Jezusi i tha: ''Ç'ke me mua, o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!''.Select John 2:4
5Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ''Bëni gjithçka që ai t'ju thotë!''.Select John 2:5
6Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.Select John 2:6
7Jezusi u tha: ''Mbushni enët me ujë!''. Dhe ata i mbushën deri në grykë.Select John 2:7
8Pastaj u tha: ''Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës''. Dhe ata ia çuan.Select John 2:8
9Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,Select John 2:9
10dhe i tha: ''Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!''.Select John 2:10
11Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.Select John 2:11
12Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.Select John 2:12
13Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.Select John 2:13
14Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;Select John 2:14
15dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,Select John 2:15
16dhe shitësve të pëllumbave u tha: ''Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!''.Select John 2:16
17Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ''Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!''.Select John 2:17
18Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: ''Ç'shenjë na tregon se i bën këto gjëra?''.Select John 2:18
19Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!''.Select John 2:19
20Atëherë Judenjtë thanë: ''U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?''.Select John 2:20
21Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.Select John 2:21
22Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi.Select John 2:22
23Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,Select John 2:23
24por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë,Select John 2:24
25dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç'kishte përbrenda njeriut.Select John 2:25
Albanian Bible (ALB) · Public Domain