Skip to content
Church.wiki
John

John 6

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.Select John 6:1

2Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit.Select John 6:2

3Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.Select John 6:3

4Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afër.Select John 6:4

5Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: ''Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?''.Select John 6:5

6Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç'do të bënte.Select John 6:6

7Filipi iu përgjigj: ''Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë''.Select John 6:7

8Andrea, i vëllai i Simon Pjetrit, një nga dishepujt e tij, i tha:Select John 6:8

9''Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç'janë këto për aq njerëz?''.Select John 6:9

10Dhe Jezusi tha: ''Bëjini njerëzit të ulen!''. Por në atë vend kishte shumë bar. Njerëzit, pra, u ulën dhe ishin në numër rreth pesë mijë.Select John 6:10

11Pastaj Jezusi mori bukët dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerëzve të ulur; të njëjtën gjë bënë edhe me peshqit, aq sa deshën.Select John 6:11

12Dhe mbasi ata u ngopën, Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë''.Select John 6:12

13I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa nga ato pesë bukë prej elbi që u tepruan atyre që kishin ngrënë.Select John 6:13

14Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë''.Select John 6:14

15Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm.Select John 6:15

16Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.Select John 6:16

17Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.Select John 6:17

18Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.Select John 6:18

19Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.Select John 6:19

20Por ai u tha atyre: ''Jam unë, mos druani!''.Select John 6:20

21Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.Select John 6:21

22Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;Select John 6:22

23ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.Select John 6:23

24Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.Select John 6:24

25Kur e gjetën përtej detit i thanë: ''Mësues, kur erdhe këtu?''Select John 6:25

26Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur.Select John 6:26

27Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t'jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.''Select John 6:27

28Atëherë e pyetën: ''Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?''.Select John 6:28

29Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.''Select John 6:29

30Atëherë ata i thanë: ''Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç'vepër po kryen?Select John 6:30

31Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: "Ai u dha të hanë bukë nga qielli"''.Select John 6:31

32Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.Select John 6:32

33Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës''.Select John 6:33

34Atëhere ata i thanë: ''Zot, na jep gjithmonë atë bukë''.Select John 6:34

35Dhe Jezusi u tha atyre: ''Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.Select John 6:35

36Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.Select John 6:36

37Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,Select John 6:37

38sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.Select John 6:38

39Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t'i ringjall në ditën e fundit.Select John 6:39

40Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit''.Select John 6:40

41Judenjtë, pra, murmurisnin për të, sepse kishte thënë: ''Unë jam buka që zbriti nga qielli'',Select John 6:41

42dhe thoshnin: ''Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit, të cilit ia njohim babanë dhe nënën? Si thotë, pra, ky: "Unë zbrita nga qielli"?''.Select John 6:42

43Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Mos murmurisni midis jush.Select John 6:43

44Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.Select John 6:44

45Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.Select John 6:45

46Jo s'e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.Select John 6:46

47Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.Select John 6:47

48Unë jam buka e jetës.Select John 6:48

49Etërit tuaj hëngrën manën në shkretirë dhe vdiqën.Select John 6:49

50Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.Select John 6:50

51Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës''.Select John 6:51

52Atëherë Judenjtë filluan të diskutojnë njeri me tjetrin duke thënë: ''Si mundet ky të na japë të hamë mishin e tij?''.Select John 6:52

53Prandaj Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj.Select John 6:53

54Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.Select John 6:54

55Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije.Select John 6:55

56Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të.Select John 6:56

57Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim.Select John 6:57

58Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë''.Select John 6:58

59Këto gjëra tha Jezusi në sinagogë, duke mësuar në Kapernaum.Select John 6:59

60Kur i dëgjuan këto, shumë nga dishepujt e tij thanë: ''Kjo e folur është e rëndë, kush mund ta kuptojë?''.Select John 6:60

61Por Jezusi, duke e ditur në vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin për këtë, u tha atyre: ''Kjo ju skandalizon?Select John 6:61

62Ç'do të ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë?Select John 6:62

63Éshtë Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.Select John 6:63

64Por janë disa midis jush që nuk besojnë''; në fakt Jezusi e dinte që në fillim kush ishin ata që nuk besonin, dhe kush ishte ai që do ta tradhtonte;Select John 6:64

65dhe thoshte: ''Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im''.Select John 6:65

66Që nga ai moment shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të.Select John 6:66

67Atëherë Jezusi u tha të dymbëdhjetëve: ''A doni edhe ju të largoheni?''.Select John 6:67

68Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: ''Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.Select John 6:68

69Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë''.Select John 6:69

70Jezusi u përgjigj atyre: ''A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall''.Select John 6:70

71Por ai fliste për Judë Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte për ta tradhtuar, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.Select John 6:71

Next: John 7Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

John

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.