Skip to content
Church.wiki
John

John 7

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.Select John 7:1

2Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.Select John 7:2

3Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën.Select John 7:3

4Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''.Select John 7:4

5Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.Select John 7:5

6Atëherë Jezusi u tha aytre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.Select John 7:6

7Bota nuk mund t'ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.Select John 7:7

8Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar''.Select John 7:8

9Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.Select John 7:9

10Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.Select John 7:10

11Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ''Ku është ai?''.Select John 7:11

12Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ''Ai është i mirë!''. Të tjerë thoshnin: ''Jo, madje ai e mashtron popullin''.Select John 7:12

13Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.Select John 7:13

14Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.Select John 7:14

15Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ''Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?''.Select John 7:15

16Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ''Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.Select John 7:16

17Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.Select John 7:17

18Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.Select John 7:18

19A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?''.Select John 7:19

20Turma u përgjigj dhe tha: ''Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?''.Select John 7:20

21Jezusi u përgjigj dhe u tha: ''Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.Select John 7:21

22Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.Select John 7:22

23Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?Select John 7:23

24Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!''Select John 7:24

25Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: ''A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?Select John 7:25

26E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?Select John 7:26

27Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është''.Select John 7:27

28Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: ''Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s'kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.Select John 7:28

29Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi''.Select John 7:29

30Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s'kishte ardhur akoma.Select John 7:30

31Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: ''Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?''.Select John 7:31

32Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.Select John 7:32

33Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.Select John 7:33

34Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini''.Select John 7:34

35Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: ''Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?Select John 7:35

36Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?''.Select John 7:36

37Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ''Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.Select John 7:37

38Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë''.Select John 7:38

39Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.Select John 7:39

40Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ''Ky është me të vërtetë Profeti!''.Select John 7:40

41Të tjerë thoshnin: ''Ky është Krishti''. Kurse të tjerë thoshnin: ''Vallë nga Galilea vjen Krishti?Select John 7:41

42A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?''.Select John 7:42

43Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.Select John 7:43

44Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.Select John 7:44

45Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ''Pse nuk e sollët?''.Select John 7:45

46Rojet u përgjigjen: ''Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri''.Select John 7:46

47Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ''Mos u gënjyet edhe ju?Select John 7:47

48Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?Select John 7:48

49Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''.Select John 7:49

50Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:Select John 7:50

51''Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç'ka bërë ai?''.Select John 7:51

52Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s'ka dalë kurrë profet''.Select John 7:52

53Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.Select John 7:53

Next: John 8Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

John

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.