Skip to content
Church.wiki
John

John 8

Albanian Bible

Translation: ALB
Start reading

1Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.Select John 8:1

2Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.Select John 8:2

3Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,Select John 8:3

4i thanë Jezusit: ''Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.Select John 8:4

5Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç'thua?''.Select John 8:5

6Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.Select John 8:6

7Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ''Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!''.Select John 8:7

8Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.Select John 8:8

9Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.Select John 8:9

10Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: ''O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?''.Select John 8:10

11Dhe ajo u përgjigj: ''Askush, Zot''. Atëherë Jezusi i tha: ''As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më''.Select John 8:11

12Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ''Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës''.Select John 8:12

13Atëherë farisenjtë i thanë: ''Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë''.Select John 8:13

14Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.Select John 8:14

15Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.Select John 8:15

16Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.Select John 8:16

17Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.Select John 8:17

18Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua''.Select John 8:18

19Atëherë i thanë: ''Ku është Ati yt?''. Jezusi u përgjigj: ''Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim''.Select John 8:19

20Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.Select John 8:20

21Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ''Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini''.Select John 8:21

22Prandaj Judenjtë thoshnin: ''Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?''.Select John 8:22

23Dhe ai u tha atyre: ''Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.Select John 8:23

24Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja''.Select John 8:24

25Atëherë ata i thanë: ''Kush je ti?''. Dhe Jezusi u tha atyre: ''Pikërisht atë që ju thashë.Select John 8:25

26Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës''.Select John 8:26

27Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.Select John 8:27

28Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.Select John 8:28

29Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s'më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë''.Select John 8:29

30Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.Select John 8:30

31Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ''Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;Select John 8:31

32do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë''.Select John 8:32

33Ata iu përgjigjën: ''Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s'kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?''.Select John 8:33

34Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.Select John 8:34

35Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.Select John 8:35

36Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë''.Select John 8:36

37''Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.Select John 8:37

38Unë flas për ç'kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj''.Select John 8:38

39Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ''Ati ynë është Abrahami''. Jezusi u tha atyre: ''Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;Select John 8:39

40por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.Select John 8:40

41Ju bëni veprat e atit tuaj''. Prandaj ata i thanë: ''Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë''.Select John 8:41

42Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.Select John 8:42

43Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.Select John 8:43

44Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.Select John 8:44

45Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni.Select John 8:45

46Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?Select John 8:46

47Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë''.Select John 8:47

48Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ''A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?''.Select John 8:48

49Jezusi u përgjigj: ''Unë s'kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.Select John 8:49

50Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.Select John 8:50

51Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë''.Select John 8:51

52Pra Judenjtë i thanë: ''Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".Select John 8:52

53Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?''.Select John 8:53

54Jezusi u përgjigj: ''Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s'është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.Select John 8:54

55Por ju ende s'e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.Select John 8:55

56Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua''.Select John 8:56

57Judenjtë, pra, i thanë: ''Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?''.Select John 8:57

58Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam''.Select John 8:58

59Atëherë ata morën gurë, që t'i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.Select John 8:59

Next: John 9Continue reading

Albanian Bible (ALB) · Public Domain

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

John

Selected verses

Tap another verse to select a range.

Highlight

My Bible

Listen

Uses an English voice provided by your browser.