John 9
Albanian Bible
Translation: ALB
1Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.Select John 9:1
2Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ''Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?''.Select John 9:2
3Jezusi u përgjigj: ''As ai, as prindërit e tij s'kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.Select John 9:3
4Unë duhet t'i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.Select John 9:4
5Derisa jam në botë, unë jam drita e botës''.Select John 9:5
6Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.Select John 9:6
7Pastaj i tha: ''Shko, lahu në pellgun e Siloamit'' (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.Select John 9:7
8Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: ''A s'është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?''.Select John 9:8
9Disa thoshnin: ''Ai është''. Të tjerë: ''I përngjan atij''. Dhe ai thoshte: ''Unë jam''.Select John 9:9
10I thanë pra: ''Si të janë hapur sytë?''.Select John 9:10
11Ai u përgjigj dhe tha: ''Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m'i leu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m'u kthye drita e syve''.Select John 9:11
12Dhe ata i thanë: ''Ku është ai?''. Ai u përgjigj: ''Nuk e di''.Select John 9:12
13Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.Select John 9:13
14Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.Select John 9:14
15Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: ''Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh''.Select John 9:15
16Atëherë disa farisenj thanë: ''Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!''. Të tjerë thoshnin: ''Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?''. Dhe kishte përçarje midis tyre.Select John 9:16
17E pyetën, pra, përsëri të verbrin: ''Po ti, ç'thua për atë për faktin që t'i ka hapur sytë?''. Ai tha: ''Éshtë një profet''.Select John 9:17
18Por Judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve.Select John 9:18
19Dhe i pyetën ata: ''A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?''.Select John 9:19
20Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: ''E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër,Select John 9:20
21por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t'ju flasë për veten e vet''.Select John 9:21
22Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga.Select John 9:22
23Prandaj prindërit e tij thanë: ''Moshë ka, pyeteni atë''.Select John 9:23
24Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: ''Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar''.Select John 9:24
25Ai atëherë u përgjigj dhe tha: ''Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh''.Select John 9:25
26E pyetën përsëri: ''Ç'të bëri? Si t'i ka hapur sytë?''.Select John 9:26
27Ai u përgjigj atyre: ''Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?''.Select John 9:27
28Por ata e fyen dhe thanë: ''Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut!Select John 9:28
29Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është''.Select John 9:29
30Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: ''E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m'i hapi sytë!Select John 9:30
31Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!Select John 9:31
32Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t'ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër.Select John 9:32
33Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë''.Select John 9:33
34Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?''. Dhe e nxorën jashtë.Select John 9:34
35Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ''A beson ti në Birin e Perëndisë?''.Select John 9:35
36Ai u përgjigj dhe tha: ''Kush është, Zot, që unë të besoj në të?''.Select John 9:36
37Dhe Jezusi i tha: ''Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet''.Select John 9:37
38Atëherë ai tha: ''Unë besoj, o Zot''; dhe e adhuroi.Select John 9:38
39Pastaj Jezusi tha: ''Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen''.Select John 9:39
40Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ''Jemi të verbër edhe ne?''.Select John 9:40
41Jezusi u përgjigj atyre: ''Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet''.Select John 9:41
Albanian Bible (ALB) · Public Domain