Skip to content
Church.wiki
Lamentations

Lamentations 3

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij.Select Lamentations 3:1

2Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë.Select Lamentations 3:2

3Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën.Select Lamentations 3:3

4Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia.Select Lamentations 3:4

5Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth.Select Lamentations 3:5

6Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe.Select Lamentations 3:6

7Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim.Select Lamentations 3:7

8Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time.Select Lamentations 3:8

9Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita.Select Lamentations 3:9

10Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta.Select Lamentations 3:10

11Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar.Select Lamentations 3:11

12Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij.Select Lamentations 3:12

13Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij.Select Lamentations 3:13

14Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës.Select Lamentations 3:14

15Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin.Select Lamentations 3:15

16Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi.Select Lamentations 3:16

17Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien.Select Lamentations 3:17

18Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti".Select Lamentations 3:18

19Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin.Select Lamentations 3:19

20Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje.Select Lamentations 3:20

21Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj.Select Lamentations 3:21

22Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.Select Lamentations 3:22

23Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.Select Lamentations 3:23

24"Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai.Select Lamentations 3:24

25Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon.Select Lamentations 3:25

26Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit.Select Lamentations 3:26

27Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij.Select Lamentations 3:27

28Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon.Select Lamentations 3:28

29Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë.Select Lamentations 3:29

30Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje.Select Lamentations 3:30

31Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë;Select Lamentations 3:31

32por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij,Select Lamentations 3:32

33sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve.Select Lamentations 3:33

34Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut,Select Lamentations 3:34

35kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit,Select Lamentations 3:35

36kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti?Select Lamentations 3:36

37Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?Select Lamentations 3:37

38E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?Select Lamentations 3:38

39Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?Select Lamentations 3:39

40Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.Select Lamentations 3:40

41Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.Select Lamentations 3:41

42Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.Select Lamentations 3:42

43Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë.Select Lamentations 3:43

44Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot.Select Lamentations 3:44

45Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve.Select Lamentations 3:45

46Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.Select Lamentations 3:46

47Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi.Select Lamentations 3:47

48Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim.Select Lamentations 3:48

49Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje,Select Lamentations 3:49

50deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë.Select Lamentations 3:50

51Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim.Select Lamentations 3:51

52Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog.Select Lamentations 3:52

53Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë.Select Lamentations 3:53

54Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua".Select Lamentations 3:54

55Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës.Select Lamentations 3:55

56Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë.Select Lamentations 3:56

57Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"Select Lamentations 3:57

58O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.Select Lamentations 3:58

59O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!Select Lamentations 3:59

60Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.Select Lamentations 3:60

61Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,Select Lamentations 3:61

62fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.Select Lamentations 3:62

63Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.Select Lamentations 3:63

64Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.Select Lamentations 3:64

65Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.Select Lamentations 3:65

66Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.Select Lamentations 3:66

Next: Lamentations 4Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Lamentations

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.