Skip to content
Church.wiki
Luke

Luke 14

Albanian Bible

Translation: ALB

Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources

Start reading

1Dhe ndodhi që një ditë të shtunë, kur ai hyri në shtëpinë e një kryetari të farisenjve për të ngrënë bukë, ata po e përgjonin;Select Luke 14:1

2dhe ja, para tij ishte një njeri hidropik.Select Luke 14:2

3Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur mësuesve të ligjit dhe farisenjve, tha: ''A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?''.Select Luke 14:3

4Por ata heshtën. Atëherë ai e mori për dore atë, e shëroi dhe e nisi të shkojë.Select Luke 14:4

5Pastaj, duke iu përgjigjur atyre, tha: ''Cili nga ju, po t'i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë ditën e shtunë?''.Select Luke 14:5

6Por ata nuk mund të përgjigjeshin asgje për këto gjëra.Select Luke 14:6

7Dhe, duke vënë re se ata zgjidhnin vendet e para në tryezë, Jezusi u thoshte atyre këtë shëmbëlltyrë duke thënë:Select Luke 14:7

8''Kur je ftuar në dasmë, mos u ul në krye të vendit, sepse ai njeri mund të ketë ftuar një tjetër që është më i rëndësishëm se ti,Select Luke 14:8

9dhe ai që të ftoi ty dhe atë të të mos vijë e të thotë: "Lëshoja vendin këtij". Dhe atëherë ti, plot turp, do të shkosh të zësh vendin e fundit.Select Luke 14:9

10Por, kur je ftuar, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të thotë: "O mik, ngjitu më lart". Atëherë do të jesh i nderuar përpara atyre që janë në tryezë bashkë me ty.Select Luke 14:10

11Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet''.Select Luke 14:11

12Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: ''Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin.Select Luke 14:12

13Por, kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit;Select Luke 14:13

14dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve''.Select Luke 14:14

15Dhe një nga të ftuarit, si i dëgjoi këto gjëra, i tha: ''Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë''.Select Luke 14:15

16Atëherë Jezusi i tha: ''Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;Select Luke 14:16

17dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t'u thotë të ftuarve: "Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati".Select Luke 14:17

18Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: "Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh".Select Luke 14:18

19Dhe një tjetër tha: "Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t'i provoj; të lutem, të më falësh".Select Luke 14:19

20Dhe një tjetër akoma tha: "Mora grua e prandaj nuk mund të vij".Select Luke 14:20

21Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: "Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër".Select Luke 14:21

22Pastaj shërbëtori i tha: "Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më".Select Luke 14:22

23Atëherë zoti i tha shërbëtorit: "Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.Select Luke 14:23

24Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time"''.Select Luke 14:24

25Dhe turma të mëdha shkonin me të. Ai u kthye nga ata dhe tha:Select Luke 14:25

26''Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im.Select Luke 14:26

27Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im.Select Luke 14:27

28Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?Select Luke 14:28

29Që atëherë, kur t'i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,Select Luke 14:29

30duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".Select Luke 14:30

31Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?Select Luke 14:31

32Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.Select Luke 14:32

33Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im.Select Luke 14:33

34Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhët e amësht, me se do të mund t'i kthehet shija?Select Luke 14:34

35Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë''.Select Luke 14:35

Next: Luke 15Continue reading

Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation

Reading settings

Choose a passage

Old Testament

New Testament

Luke

Selected verses

Select another verse to extend the range.

Highlight

My Bible

About this name

Listen

Uses an English voice provided by your browser.