Luke 17
Albanian Bible
Translation: ALB
Modern translations such as the NIV or ESV are not available yet. They need a license, and we will add them when one is in place. All translations and their sources
1Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Éshtë e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë!Select Luke 17:1
2Për të do të ishte më mirë t'i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël.Select Luke 17:2
3Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale.Select Luke 17:3
4Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: "Pendohem", fale''.Select Luke 17:4
5Atëherë apostujt i thanë Zotit: ''Na e shto besimin''.Select Luke 17:5
6Dhe Zoti tha: ''Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t'i thonit këtij mani: "Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det", dhe ai do t'ju bindej.Select Luke 17:6
7Tani cili nga ju, po të ketë një shërbëtor që i lëron tokën ose i kullot kopenë, do t'i thotë kur ai kthehet nga fusha në shtëpi: "Eja menjëherë në tryezë"?Select Luke 17:7
8A nuk do t'i thotë përkundrazi: "Ma bëj gati darkën, përvishu e më shërbe që unë të ha e të pi e pastaj të hash dhe të pish edhe ti"?Select Luke 17:8
9Do ta falënderojë ndoshta atë shërbëtor sepse i zbatoi ato që i ishin urdhëruar? Mendoj se jo.Select Luke 17:9
10Kështu edhe ju, kur të keni bërë të gjitha ato që ju urdhërohen, thoni: "Jemi shërbëtorë të padobishëm. Bëmë atë që kishim detyrë të bënim"''.Select Luke 17:10
11Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile.Select Luke 17:11
12Dhe, kur po hynte në një fshat, i dolën para dhjetë lebrozë, të cilët ndaluan larg,Select Luke 17:12
13dhe duke ngritur zërin, thanë: ''Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne''.Select Luke 17:13
14Dhe ai, si i pa, u tha atyre: ''Shkoni e paraqituni te priftërinjtë''. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan.Select Luke 17:14
15Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.Select Luke 17:15
16Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan.Select Luke 17:16
17Jezusi atëherë filloi të thotë: ''A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?Select Luke 17:17
18A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?''.Select Luke 17:18
19Dhe i tha atij: ''Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi''.Select Luke 17:19
20Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: ''Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;Select Luke 17:20
21dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush''.Select Luke 17:21
22Pastaj u tha dishepujve të vet: ''Do të vijnë ditë kur ju do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.Select Luke 17:22
23Dhe do t'ju thonë: "Ja, është këtu" ose: "Ja, është atje", por ju mos shkoni dhe mos i ndiqni.Select Luke 17:23
24Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit te tjetri e ndriçon, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.Select Luke 17:24
25Por më parë i duhet të vuajë shumë dhe të hidhet poshtë nga ky brez.Select Luke 17:25
26Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.Select Luke 17:26
27Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.Select Luke 17:27
28Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin;Select Luke 17:28
29por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë.Select Luke 17:29
30Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.Select Luke 17:30
31Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.Select Luke 17:31
32Kujtoni gruan e Lotit.Select Luke 17:32
33Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.Select Luke 17:33
34Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.Select Luke 17:34
35Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.Select Luke 17:35
36Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet''.Select Luke 17:36
37Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: ''Ku, o Zot?'' Dhe ai u tha atyre: ''Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat''.Select Luke 17:37
Albanian Bible (ALB). Public domain. Text from the CrossWire Bible Society module. About this translation