Luke 21
Albanian Bible
Translation: ALB
1Pastaj Jezusi i çoi sytë dhe pa pasanikët që qitnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit,Select Luke 21:1
2dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të voglaSelect Luke 21:2
3dhe tha: ''Në të vërtetë po ju them se kjo e ve e varfër ka qitur më shumë se gjithë të tjerët.Select Luke 21:3
4Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar''.Select Luke 21:4
5Pastaj, kur disa po flisnin për tempullin dhe vinin në pah se ishte i stolisur me gurë të bukur dhe me oferta, ai tha:Select Luke 21:5
6''Nga të gjitha këto gjëra që ju admironi, do të vijnë ditët kur nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar''.Select Luke 21:6
7Atëherë ata e pyetën duke thënë: ''Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se këto janë duke u kryer?''.Select Luke 21:7
8Dhe ai tha: ''Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.Select Luke 21:8
9Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë''.Select Luke 21:9
10Atëherë u tha atyre: ''Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;Select Luke 21:10
11do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; do të ndodhin edhe dukuri të llahtarshme dhe shenja të mëdha nga qielli.Select Luke 21:11
12Por, para të gjitha këtyre gjërave, do të vënë dorë mbi ju dhe do t'ju përndjekin dhe do t'ju dorëzojnë në sinagoga e do t'ju futin në burg; dhe do t'ju nxjerrin përpara mbretërve dhe guvernatorëve për shkak të emrit tim,Select Luke 21:12
13por kjo do t'ju japë rastin që të dëshmoni.Select Luke 21:13
14Ta vini, pra, në zemrën tuaj që të mos mendoni më parë se si do përgjigjeni për t'u mbrojtur,Select Luke 21:14
15sepse unë do t'ju jap një gojë e një dituri të tillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje ta kundërshtojnë ose t'i rezistojnë.Select Luke 21:15
16Dhe ju madje do t'ju tradhtojnë edhe prindërit, dhe vëllezërit, dhe farefisi dhe miqtë; dhe disa prej jush do t'i vrasin.Select Luke 21:16
17Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim.Select Luke 21:17
18Por as edhe një fije floku e kokës suaj nuk do t'ju humbasë.Select Luke 21:18
19Me durimin tuaj ju do t'i fitoni shpirtrat tuaj''.Select Luke 21:19
20''Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se shkretimi i saj është afër.Select Luke 21:20
21Atëherë ata që janë në Jude, të ikin në male; dhe ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në të.Select Luke 21:21
22Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar.Select Luke 21:22
23Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.Select Luke 21:23
24Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve''.Select Luke 21:24
25''Dhe do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje, dhe mbi tokë ankth popujsh, në përhumbjen prej gjëmës së detit dhe të valëve të tij;Select Luke 21:25
26njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfare do ta pllakosë botën, sepse fuqitë qiellore do të lëkunden.Select Luke 21:26
27Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi një re, me fuqi dhe lavdi të madhe.Select Luke 21:27
28Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër''.Select Luke 21:28
29Pastaj u tha atyre një shëmbëlltyrë: ''Vini re fikun dhe të gjitha pemët.Select Luke 21:29
30Kur ata nisin e mugullojnë, duke i parë, ju vete e kuptoni se vera është afër;Select Luke 21:30
31kështu edhe ju, kur do të shikoni se po ndodhin këto, ta dini se mbretëria e Perëndisë është afër.Select Luke 21:31
32Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të kalojë ky brez, derisa të gjitha këto gjëra të kenë ndodhur.Select Luke 21:32
33Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.Select Luke 21:33
34''Tani kini kujdes që zemrat tuaja të mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos ju zërë në befasi.Select Luke 21:34
35Sepse do të vijë si një lak mbi të gjithë ata që banojnë mbi faqen e mbarë dheut.Select Luke 21:35
36Prandaj, rrini zgjuar dhe lutuni kurdoherë që të çmoheni të denjë të shpëtoni nga të gjitha ato që do të ngjasin dhe të dilni para Birit të njeriut''.Select Luke 21:36
37Gjatë ditës ai mësonte në tempull, dhe natën dilte dhe e kalonte jashtë, në malin e Ullinjve.Select Luke 21:37
38Dhe gjithë populli, herët në mëngjes, erdhi tek ai në tempull për ta dëgjuar.Select Luke 21:38
Albanian Bible (ALB) · Public Domain